Një incident është regjistruar pasditen e sotme në Urën e Ibrit në Mitrovicë, ku dhjetëra të rinj kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të Policisë së Kosovës.
Lajmi bëhet i ditur nga portali kosovar "Jepi Zë", ndërsa janë një grup maturantësh të cilët kanë festuar tek Ura dhe kanë hedhur fishekzjarrë në pjesën ku qëndrojnë forcat e sigurisë.
Në një video të publikuar, të rinjtë shihen duke mbajtur në duar flamurin e Serbisë.
Situata tashmë është nën kontroll dhe maturantët janë larguar nga ura.
Ura mbi lumin Iber sigurohet nga forcat ndërkombëtare dhe Policia e Kosovës.
Incidenti vjen pak ditë përpara takimit të rëndësishëm mes Presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që pritet të sjellë dialogun e shumëpritur mes dy vendeve ku pala kosovare synon njohjen nga serbia.
Ndërkohë dialogu po ndërmjetësohet nga SHBA që kanë dërguar prej disa ditësh në Kosovë zv-ndihmës sekretarin Methy Palmer ndërsa Bashkimi Europain ka dërguar Miroslav Lajcak. Të dy këta diplomatë po zhvillojnë takime me aktorë të ndryshëm në Kosovë.
Po të kishte qenë një veprim tillë me autorësi shqiptare, do t'ishte bërë nami. Do të ngritëshin në këmbë, të gjithë "mujsharët" e botës, në rend të parë unmikistanezët dhe euleshi. Kinse në mbrojtje të popullit të "zgjedhur" të zotit, gjoja të rrezikuar nga “terroristët” shqiptarë. Për çka do të sajonin dosje e dosje, për t’ua kaluar prokurorve të specializuar në Hagë.
Përgjigju