Incidentet e shkaktuara nga tifozët shqiptarë në Tbilisi, UEFA gjobit FSHF-në me 26 mijë e 875 euro

Incidentet e shkaktuara nga tifozët shqiptarë në Tbilisi, UEFA gjobit FSHF-në me 26 mijë e 875 euro

Gjeorgji - Shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA për ndeshjen Gjeorgji 0-1 Shqipëri, që u fitua nga kuqezinjtë në stadiumin “Mikheil Meskhi” të Tbilisit më 14 tetor.

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur të gjobisë me 26 mijë e 875 euro Federatën e Futbollit për hedhjen e sendeve në fushë dhe transmetimin e mesazheve jo sportive.

Vendimet e Komisionit të Etikës e Disiplinës në UEFA për ndeshjen Gjeorgji-Shqipëri:

1. Te gjobisë FSHF-në në vlerën €6,875 për hedhjen e sendeve.
2. Te gjobisë FSHF-në në vlerën €20,000 për transmetimin e mesazheve jo sportive.
3. Vlera totale e gjobës, prej €26,875 duhet të paguhet brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi.

Ndërkohë FSHF fton tifozët të mbështesin Kombëtaren, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë qytetari dhe respekt përmes një sjelljeje korrekte ndaj ekipit kundërshtar për të shmangur çdo lloj problematike që mund të dëmtojë ekipin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Tirana harron të fitojë, barazon 0-0 me Teutën në ‘Air Albania’! Renditja e Superligës dhe agjenda e javës së 18-të

Tirana harron të fitojë, barazon 0-0 me Teutën në ‘Air Albania’! Renditja e Superligës dhe agjenda e javës së 18-të