Incidentet gjatë ndeshjes në Serbi
Merkel i telefonon kryeministrit Vuçiç

Incidentet gjatë ndeshjes në Serbi<br />Merkel i telefonon kryeministrit Vuçiç
BEOGRAD – Ndërsa pritet që deri në fundjavë të ketë marrë vendim për pritjen e homologut shqiptar Edi Rama në Beograd, kryeministri serb Aleksandër Vuçiç thotë se do të bëjë ç’është e mundur për të ruajtur stabilitetin politik dhe ekonomik në Rajon...pavarësisht incidenteve të ndodhura në ndeshjen e futbollit mes kombëtareve të dy vendeve.
 
Këtë mesazh kreu i qeverisë serbe ia ka përcjellë kancelares gjermane Angela Merlek në një bisedë telefonike që pati me të. Zyra për mediat e qeverisë serbe, thotë se në këtë bisedë Vuçiç mori mbështetjen e kancelares Merkel për rrugën evropiane të vendit.
 
Nga ana tjetër, Vuçiç dhe Merkel ranë dakord se krijimi i një klime të mirë të biznesit në Serbi është një parakusht i rëndësishëm për promovimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh.
 
Më herët kryeministri serb Vuçiç ka deklaruar se do të vendosë deri në fundjavë për të pritur Ramën në vizitën e rënë dakord më parë për tu zhvilluar më 22 Tetor... e cila u vu në pikëpyetje pas dhunës që shpërtheu në stadiumin “Partizani” në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri mbrëmjen e 14 Tetorit. Sakaq, kryeministri Rama është shprehur se është gati të vizitojë Serbinë më 22 Tetor dhe se i mbetet palës serbe të vendosë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim