Incidentet, ministri i PD kërkon
shkarkimin e 3 shefave të policisë

Incidentet, ministri i PD kërkon<br />shkarkimin e 3 shefave të policisë
Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, ka reaguar ndaj incidenteve parazgjedhore të ndodhura kohët e fundit në disa qarqe.

Në një deklaratë për VOA, Demiraj tha se ka kërkuar dorëheqjen e tre drejtorëve të policisë në tre qarqet ku ndodhën incidentet pasi nuk kanë qenë në lartësinë e detyrës së tyre.
Ai u bazua ne incidentet qe kane ndodhur ne Kruje, Lezhe dhe Fier.
 
“Kam kërkuar dorëheqjen e tre drejtorëve të policisë në tre qarqet ku ndodhën incidentet pasi nuk kanë qenë në lartësinë e detyrës së tyre.
Kam kërkuar dorëheqjen e drejtorit të policisë në Pukë sepse ishte mbështes i një subjekt të caktuar elektoral.Kemi pas incidente ne Krujë, Lezhë dhe Fier, policia është angazhuar për të siguruar zgjedhje të lira. Jemi të angazhuar për të zbuluar autorët" tha Demiraj.

LSI ka kërkuar largimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe të disa drejtuesve vendorë të policisë në qarqe. Nga ana e tij, ministri Demiraj tha se edhe ai ka kërkuar shkarkimin e disa drejtuesve të policisë në qarqet, ku kanë ndodhur incidentet.

Zoti Demiraj thotë se bashkëpunimi i policisë me Prokurorinë në zbardhjen e incidenteve ka qenë shumë i mirë, dhe të dy institucionet i kanë ftuar qytetarët të denoncojnë cdo përpjekje për manipulim të zgjedhjeve.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar