Incidentet ndaj opozitës,drejtuesja e 
vëzhguesja të ODIHR takon Bashën

Incidentet ndaj opozitës,drejtuesja e <br />vëzhguesja të ODIHR takon Bashën
TIRANE - Tre ditë pasi Partia Demokratike i bëri thirrje misionit të OSBE/ODIHR të monitorojë situatën e dhunës në fushatën elektorale, në selinë e Partisë Demokratike kanë mbërritur drejtues të lartë të këtij misioni. 

Burime të A1 Report konfirmojnë se vetë drejtuesja e misionit të vëzhguesve për zgjedhjet vendore Odri Glover me një pjesë të ekipit të saj të ngushtë kanë mbërritur në orët e paradites në selinë blu, ku janë njohur me shqetësimet që kryetari Basha ka shpalosur rreth fushatës zgjedhore. Mësohet se në këtë takim kryetari i PD Lulzim Basha ka folur për situatën shqetësuese të fushatës zgjedhore, ku sipas tij po dhunohen përfaqësues të opozitës e madje ka ngritur shqetësimin për mos reagimin e Policisë së Shtetit për këto raste. 

Zonja Glover mësohet të jetë shprehur se po ndjek me vëmendje situatën dhe se po monitorohet gjithçka po ndodh gjatë kësaj kohe. 

Zoti Basha është ndalur në mënyrë specifike në ngjarjen e Vaut të Dejës ku një efektiv i policisë qëlloi në drejtim të vëllait të kandidatit të PD për këtë bashki, rastin e Ersekës ku u godit nga një qytetar gjatë fushatës së prezantimit të kandidatit nga kryetari Basha, si dhe rasti i konfliktit të militantëve në Durrës.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim

5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim