Deputetë nga të gjitha forcat politike kishin firmosur në 3 mars për miratimin e një kodi etike në Kuvend. Por kur Këshilli i Mandateve dhe Rregullores u mblodh këtë të premte për ta miratuar projektvendimin që do të disiplinojë 140 ligjvënësit shqiptarë, opozita bojkotoi.
Vetëm 2 prej deputetëve të kësaj force Kastriot Islami dhe Dashamir Tahiri ishin të pranishëm por u larguan pa nisur mbledhja.
Kodi Etikës edhe pse i propozuar nga
OSBE para 2 vitesh, nuk u miratua kurrë nga Kuvendi.
Pas ngjarjeve të javëve të fundit, kur u përdorën dhe vezët përveç ofendimeve, deputetët propozojnë disa ndryshime të vogla, duke rujatur thelbin.
Në të përcaktohet se deputeti duhet të vishet me kostum dhe të mos përdorë celularin në sallë plenare. Por më e rëndësishmja, nuk duhet të shajnë.
“
1. Deputeti nuk duhet: a) të shprehet me fjalë të pahijshme dhe ofenduese në Kuvend; b) të pengojë ose të cenojë rregullin e zhvillimit të punimeve të Kuvendit; c) ç) të kërcënojë apo fyejë deputetët e tjerë, anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe personalitetet e tjera të larta shtetërore; d) të ndërmarrë veprime apo sulme personale ndaj ndonjë deputeti tjetër; dh) të bëjë thirrje për përdorim dhune në Kuvend. 2. Në rast të shkeljes së pikës 1 të këtij neni, ndaj deputetit zbatohen masat disiplinore sipas procedurave të përcaktuara në Pjesën e Parë, Kreu IX të Rregullores së Kuvendit.” -thuhet në nenin 9 të kodit I cili detyron depuetet ët kthejnë mbrapsht dhuratat si dhe ngarkon sekretaren e përgjithshme të kuvendit të bëjë inventarizimin e tyre. “Deputeti, të cilit i janë ofruar dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, :a) t’i refuzojë ato dhe, në rast se ofrimi është kryer pa dijeninë e tij ose paraprakisht, t’ia kthejë mbrapsht ofruesit ose, në pamundësi, t’i dorëzojë zyrtarisht pranë Shërbimit të Financës dhe Buxhetit, të cilat më pas përdoren për qëllime të veprimtarisë së institucionit”-vijon më tej Kodi i cili pavarësisht gatishmërisë për të firmosur nuk dihet sa do të disiplinojë ligjvënësit shqiptar, që nuk e kanë votuar prej më shumë se 2 vjetësh.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
69.7%
-
Jo
26.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1546
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15