Incidentet në Maqedoni, Fule
në Shkup, protestë në Tiranë

Incidentet në Maqedoni, Fule<br />në Shkup, protestë në Tiranë
TIRANE-  Incidentet e fundit etnike në Maqedoni, nga vrasja e dy shqiptarëve në Gostivar, rrahja e 15 nxënësve shqiptarë por dhe djegia e flamurit nga “Organizata Kristiane” (Hristianska Organizacija) nxit protestën që do të zhvillohet sot para ambasadës Maqedonase në Tiranë. Ndërkohë që incidentet e fundit do te jenë temë bisede dhe të Komisionerit për zgjerimin e BE-se Stefan Fule, i cili do të vizitojë Shkupin, të enjten me rastin e hapjes se dialogut të nivelit të lartë mes Maqedonise dhe BE.
PROTESTA NE TIRANE
Protesta është planifikuar të nisë në orën 12:00 dhe do të organizohet nga Kuvendi i Patriotëve Civil në bashkëpunim me ‘UNIKOMB’. Në protestë do të kërkohet rikthimi i trevave shqiptare në Maqedoni në shtetin e tyre amë Shqipëri si dhe ribashkim mbarëkombëtar territorial të Shqipërisë.

“Ngjarjet e fundit tronditëse të dhunës ndaj shqiptarëve në Maqedoni nuk janë rastësi, ku një javë më parë u vranë dy të rinj nga një polic civil maqedonas si dhe dhunimi i ushtruar nga terroriste huligan sllavo-maqedonas të paidentifikuar ende ndaj 15 nxënësve shqiptar, nxiti organizmin tonë për të reaguar duke protestuar para kësaj ambasade kundër qëllimit dhunues që ju bëhet sistematikisht vëllezërve tanë shqiptar në Maqedoni ! Nga njëra anë policia maqedonase arreston shqiptarët dhe mbështet terroristët e tyre duke i lënë të lirë në veprimet e tyre anti shqiptare. Thirrja jonë do të jetë dhe për rikthimin e trevave shqiptare në Maqedoni në shtetin e tyre amë Shqipëri si dhe ribashkim mbarëkombëtar territorial të Shqipërisë !", theksohet në njoftimin e Kuvendit Civil.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike