Pas kaosit të krijuar në seancën e ditës së enjte, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar përjashtimin me 30 ditë nga punimet e Kuvendit për kreu e Grupit Parlamentar në PD-së Gazment Bardhi.

Në kërkesën drejtuar kryeparlamentarit Niko Peleshi, PS pretendon se Bardhi ka thyer në mënyrë të përsëritur Rregulloren e Kuvendit, teksa kërkojnë edhe mbledhjen e Sekretariatit të Etikës për përjashtimit e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së.

Kërkesa është firmosur nga 14 deputetë socialistë.

seancën plenare të së enjtes, u shënuan disa incidente. Bardhi pasi komisioneri i Mbrojtjes nga Diskriminimi mbaroi fjalën, kërkoi që t’i bëjë këtij të fundit pyetje me zë, ndërsa kryeparlamentari Niko Peleshi nuk e lejoi.

Pas kësaj, Bardhi reagoi ashpër nga vendi me tona të ashpra ndaj Peleshit, ndërsa pas disa paralajmërimeve, ky i fundit e përjashtoi Bardhin nga seanca, e cila u ndërpre për 5 minuta.

Por edhe pas kthimit, Bardhi refuzoi të lërë sallën e Kuvendit, PS kaloi aktet në votim.