Në seancën e sotme plenare, Kuvendi vendosi shtyrjen e votimit për ngritjen e Komisioneve të posaçme për reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale.
Shtyrja u bë për shkak të përjashtimit nga seanca të kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.
Me kreun e grupit pa të drejtë fjale dhe të përjashtuar, nuk mundën të prezantoheshin amendamentet e PD për anëtarë të barabartë në 2 komisionet e posaçme për reformën zgjedhore dhe territoriale. Mazhoranca bëri kthesë dhe pranoi kërkesat e PD, duke lënë jashtë partinë e Tom Doshit, por me vëmendjen për të mbytur me zhurmë procesin e votimit, kjo pikë u shty për seancën e radhës.
Pas daljes nga Kuvendi, Bardhi tha se Balla ka ngatërruar SMS-të në grupet e Kuvendit, që sipas deputetit demokrat, i bënin thirrje deputetëve të PS-së që të ndërprisni debatin në Kuvend.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, nisi sot raportimin e tij para Kuvendit, një procedurë e cila zhvillohet çdo vit. Në fillim të fjalës hyrëse, Gajda u përqëndrua te debati për projektligjin e barazisë gjinore.
Gajda tha se projektligji është keqkuptuar, pasi sipas tij, nuk krijon gjini të reja, por vetëm përforcon edukimin dhe informimin për barazinë gjinore.
"Kemi evidentuar keqinformim dhe dezinformim për projektligjin e barazisë gjinore. Sa I përket konceptit të përkatësisë së shumëfishtë duket pasur parasysh që cdo njëri ka përkatësi të shumëfishtë: një person është burrë, besimtar në një fe të caktuar, mund të jetë me aftësi të kufizuara etj… ka disa përkatësi. Këto koncete I kemi të parashikuar.
“Përkatësia e shumëfishtë” lidhet vetëm me faktin që një person diskriminohet jo vetëm për shkak të gjinisë por edhe të një karakteristike tjetër të veçantë.
Një tjetër gjë që është thënë dhe shpreh shqetësim për këtë është fakti se ky projektligj prek dhe dëmton fëmijët.
Projektligji merr përsipër edukim dhe informim për fëmijët mbi të drejtat dhe barazinë gjinore. Projektligji nuk krijon një gjini tjetër shpreh nevojën e përfuzimit të gjinisë për të përfshirë persona që kanë realitete dhe kuptime të tjera dhe që nuk gjejnë veten të përfshirë”,- tha Gajda.
Pas përfundimit të fjalës hyrëse të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, duhej t'i përgjigjej pyetjeve drejtuar tij nga deputetët. Bardhi ka kërkuar që pyetjet e tij për Gajdën të bëheshin gojarisht në seancë, kërkesë që nuk është pranuar nga kryetarii të Kuvendit, Niko Peleshi, i cili pas disa thirrjeve drejtuar deputetit demokrat për të mos ndërhyrë, përjashtoi këtë të fundit nga seanca.
lajm në përditësim...
Gjatë seancës së sotme plenare (16 tetor 2025) Kuvendi nuk votoi kërkesën e Partisë Demokratike për një rezolutë mbi genocidin serb në Kosovë.
Ajo çfarë votoi Kuvendi sot ishte:
Raporti i veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2024.
73 vota pro, 2 kunder, 0 abstenim
Raporti i veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitin 2024.
73 vota pro
Raporti i veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2024.
73 vota pro, 1 kundër
Projektligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”
73 vota pro, 9 kundër
Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Shqyrtimin dhe Përzgjedhjen e Kandidaturave të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”
73 vota pro, 1 kundër
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka hedhur akuza ndaj Peleshit, teksa e quajti këtë të fundit si ‘kloun’ që zbaton urdhrat nga Taulant Balla.
Po ashtu ai tha se Balla ka ngatërruar sms në grupet e Kuvendit, që sipas Bardhit i bënin thirrje deputetëve të PS-së që të ndërprisni debatin në Kuvend.
“Peleshi zbaton urdhrat e Taulant Ballës. Skenari ishte ndërtuar shumë kohë përpara, se Niko 'klouni', të dilte që ta shpallte në seancën plenare. Gabimisht Taulant Balla në vend që të shkruante tek grupi Parlamentar i PS në WhatsApp, ngatërron grup dhe e dërgon tek grupi i Konferencës së kryetarëve, ku urdhëron drejtuesit e komisioneve që të kujdesen për të sjellur në sallë deputetët e PS, pasi skenari ishte ndërtuar që të ndërprisnin debatin”, tha Bardhi
Kreu i Kuvendit Niko Peleshi, ka përjashtuar nga seanca kreun e Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi
Pasi komisioneri për Mbrojtjen kundër Diskriminimit, Robert Gajda mbaroi fjalën e tij, dhe ishte radha t'u përgjigjej pyetjeve që kishin dorëzuar deputetët. Peleshi kërkoi që Gajdja t'u përgjigjej pyetjeve siç ishin dorëzuar me shkrim, kurse Bardhi, këmbënguli që pyetjet e tij ti parashtronte vetë me mikrofon. Ndërsa Peleshi nuk e lejoi.
Peleshi urdhëroi Komisionerin të jepte përgjigjet e pyetjeve me shkrim e Gajdja nuk pranoi të fliste në zhurmë. Kështu situata agravoi e kur Bardhi e quajti "të paburrë", Niko Peleshi e përjashtoi nga seanca.
“Ju lutem uluni zoti Bardhi, se po prishni seancën dhe nuk po lejoni drejtuesin e institucionit të pavarur që t’i përgjigjet pyetjeve.
Unë nuk kam për ta lejuar që të prishni seancën me pyetje, sepse nuk ma lejon as mua rregullorja. Zoti Bardhi, në bazë të rregullores, iu hiqet e drejta fjalës për gjithë ditën! Për herë të katërt, ju jeni i përjashtuar zoti Bardhi”, tha Peleshi.
Ndërsa më pas seanca u ndërpre për 5 minuta.
Partia Demokratike ka depozituar 2 amendamente lidhur me propozimin e Partisë Socialiste për ngritjen e dy komisioneve të Posaçme, përkatësisht për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Administrativo-Territoriale.
Partia Demokratike kërkon që dy komisionet e posaçme të ngrihen në bazën e barazisë pozitë-opozitë.
Këtë barazi që opozita kërkon, PS ia dha në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore me 16 anëtarë, por në ‘8 përfaqësuesit e partive të tjera parlamentare’, një vend i takon Partisë Socialdemokrate, e cila nga demokratët është cilësuar si degë e PS-së dhe që do të jetë gjithmonë një votë plus për mazhorancën duke e bërë barazinë fiktive vetëm në numra.
Gjithashtu, PD kërkon që pjesë me ekspertizë të jenë institucionet ndërkombëtare, përfshirë këtu Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.
Po ashtu, për çështje të veçanta për të cilat palët nuk arrijnë konsensus, propozohet që ato t’i drejtohen Komisionit të Venecias dhe Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës.


Komente











