Plani i Donald Trump për të ftuar Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahun në Samitin e Paqes në Egjipt për Gazën është anuluar në minutën e fundit, pasi Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se nuk do të ishte i pranishëm në Sharm el-Sheikh nëse do të ishte edhe Netanyahu.
Kështu raporton “The Guardian”, që shkruan se incidenti diplomatik nisi pasi u njoftua se kryeministri izraelit kishte pranuar një ftesë të vonuar nga Trump për të marrë pjesë në konferencën që do të kryesohej nga Presidenti amerikan dhe homologu i tij egjiptian, Abdel Fatah al-Sisi, në Egjipt.
Pjesëmarrja e Netanyahut në samitin në Sharm el-Sheikh duket se ishte siguruar nga Trump me një telefonatë nga Izraeli, të hënën në mëngjes, me Presidentin egjiptian.
Zyra e Kryeministrit të Izraelit falenderoi Presidentin Trump për ftesën, por njoftoi se nuk mund të merrte pjesë për shkak të afërsisë së ngjarjes me fillimin e festës.
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve ka lëshuar urdhra-arresti kundër Netanyahut për krime lufte të supozuara në Gaza, dhe megjithëse Egjipti nuk është nënshkrues i kësaj gjykate, prania e tij në samit do ta bënte më të ndjeshme situatën, përfshirë edhe mes shteteve arabe që nuk kanë normalizuar marrëdhëniet me Izraelin. Më shumë se 20 liderë botërorë ishin të pranishëm në samitin e së hënës.
Nga ana tjetër, Presidenti turk Erdogan ka thënë vazhdimisht se veprimet e Izraelit në Gaza janë gjenocid.
Komente












E verteta eshte krejt ndryshe.Se pari mbi Netanjahun eshte nje urdher arresti nderkombetar.Kur vajti ne OKB,avioni i tij kaloi ne Mesdhe ne ujera nderkombetare,pa guxuar te shkelte ujerat territoriale te asnje shteti nga frika se mos e detyronin te ulej dhe e arrestonin.Se dyti,justifikimi qe u dha ishte se dita e samitit na qenkesh dite feste e tille ne Izrael qe duhej respektuar sipas ligjit fetar hebraik,na qenkesh dite kur nuk u perdorkan mjetet e udhetimit,nuk u perdorka as energjia elektrike,nuk punohet fare e prandaj Netanjahu mungoi.Ky ishte justifikimi qe u dha ne media,por sa i vertete ishte?! Le te themi qe ishte justifikim i menduar e ofruar mire /diplomatikisht/
Përgjigju