Incidenti elektoral, Paloka: OSBE
të monitorojnë dhunën ndaj opozitës

Incidenti elektoral, Paloka: OSBE<br />të monitorojnë dhunën ndaj opozitës
TIRANE - Kreu i grupit parlamentar në partinë demokratike Edi Paloka i ka bërë thirrje prezencës së OSBE-s dhe përfaqësive diplomatike të monitorojnë dhunën e ushtruar ndaj opozitës dhe përfaqësuesve të saj në garën elektorale.
 
Referuar incidentit të pretenduar me vëllain e Zef Hilës kandidat i PD-s për Vaun e Dejes, Paloka u shpreh se kjo ishte një ngjarje e denoncuar por shteti heshti.

Deklarata e plotë e Edi Palokës
Qeveria e nisi fushatën zyrtare me dhunë policore. Banditë, militantë të veshur me uniforma policie i kanë ndërprerë rrugën Alfred Hilës, vëllait të kandidatit të Partisë Demokratike për bashkinë e Vaut të Dejës, Zef Hila dhe kanë qëlluar me armë në drejtim të tij.
 
Inspektori i policisë Gjergj Dodani, ka qëlluar me armë në drejtim të Alfred Hilës duke u kërcënuar.
 
Pak ditë më parë, më dt. 8 maj, Partia Demokratike e Shkodrës kishte denoncuar me një deklaratë implikimin e policisë së shtetit në fushatën e PS-së. Po ashtu, kandidati i Partisë Demokratike z. Zef Hila, ka denoncuar tek Drejtori i Policisë së Shkodrës, pikërisht Gjergj Dodanin për angazhimin e tij në fushatë duke bërë presion ndaj votuesve demokratë.
 
Por reagimi i shtetit për këto denoncime ka qenë prita e inspektorit të policisë ndaj vëllait të kandidatit të PD-së.
 
Edhe pas ngjarjes dhe denoncimit të djeshëm të Partisë Demokratike, Ministria e Brendshme hesht, Drejtoria e Policisë hesht. Asnjë masë ndaj autorit të kësaj ngjarjeje duke vërtetuar kështu, katërcipërisht implikimin e drejtpërdrejt të shtetit në dhunën ndaj opozitës.
 
Tashmë janë denoncuar dhe raste të tjera si ai i Malësisë së Madhe që demaskojnë faktin se policia e shtetit, në fakt policia e Ramës dhe Tahirit po përdoren në fushatë kundër opozitës. 

Partia Demokratike i paralajmëron dhe një herë, jo vetëm urdhërdhënësit por dhe ekzekutorët e këtyre akteve, se edhe individualisht, ata që po bëjnë cubat një për një, do të japin llogari  shumë shpejt.

Partia Demokratike i bën thirrje misionit të OSBE-ODIHR, dhe përfaqësive diplomatike të BE-së dhe SHBA-së të monitorojnë nga afër këtë përshkallëzim të dhunës dhe terrorit qeveritar. Ne i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë të nisin menjëherë hetimet dhe të venë para përgjegjësisë dhunuesit dhe urdhëruesit e dhunës policore.

Më 21 qershor shqiptarët do ju japin përgjigjen e parë Ramës dhe Metës. Fundi i kësaj maxhorance të dhunës e mjerimit është afër.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu