GRAMSH- Pronari i lokalit ngjitu rme shkollën ku punonte mësuesi Landi Tafa ka zbardhur detaje të reja lidhur me incidentin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Gramshit.
Mësuesi i shkollës së mesme të bashkuar në Kodovjat të Gramshit përfundoi në gjendje të rëndë në spital dje pasi u rrëzua teksa shfrytëzoi një orë kur nuk kishte mësim, për të pirë një kafe në lokalin pranë shkollës.
Çelnik Muha, pronari I lokalit tregon se cfarë i ndodhi mësuesit 36-vjeçar të Gjeografisë, Roland Tafa. Profesori Roland Tafa 37 vjeç i cili jep mësim ne shkollën e mesme te bashkuar ne Kodovjat ne lenden histori gjeografi , ku diten e djeshme u transportua me helikopter drejt spitalit te traumës pasi gjendja e tij shëndetësore nuk ishte e mire. Si fillim u dyshua si nje aksident ne pune por e vërteta është se profesori ka qene në një bar kafe pranë shkollës duke konsumuar kafen dhe papritur ka humbur ndjenjat.
Pronari i lokalit rrëfen ekluzivisht për Report Tv te gjithë ngjarjen.
Përditë vinte pinte kafe, njeri i qeshur i sjellshëm, kur erdhi dridhej pak nga duart.
Nuk kam qenë mirë se kam pirë dje dhe jam si pa qejf, ra u rrëzua para banakut. E ndihmuam I dhamë ndihmën e parë me gruan me mësuesit u munduam shumë e prumë në jetë se thamë së mbaroi. U vonua pak ambulanca. Në jetë e sollëm ne.- tha pronari pwr Report Tv.
Kujtojmë se ngjarja e djeshme në Gramsh dhe informacionet paraprake bënë me dije se mësuesi kishte humbur ndjenjat gjatë orës së mësimit. Pronari i lokalit i cili është intervostuar nga Report Tv, thekson se e vërteta është ndryshe, nisur dhe nga fakti që ka qenë dëshmitar në momentin e ngjarjes.
Nisur nga gjendja e të aksidentuarit, për transportimin e tij u mor një helikopter ushtarak. Report Tv disponoi pamjet ku helikopteri ka mbërritur në qytetin e Gramshit për të marrë 37-vjeçarin.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
71.5%
-
Jo
25.1%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1760
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Katër ditë i humbur, vëllai denoncon largimin nga banesa të 40-vjeçarit! Policia nis kërkimet
8 Janar, 15:54
-
Elbasan/ Korrupsion, përndjekje dhe pagesë karburanti me para false, nën akuzë laboranti i spitalit dhe 2 të tjerë
8 Janar, 15:26
-
Gramsh/ Merr zjarr Zyra e Kujdesit Shëndetësor, një qark i shkurtër elektrik shkakton flakë në laboratorin e analizave mjekësore
6 Janar, 11:28
-
Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Gjirokastër 13- vjeçari i vetëm në garë
6 Janar, 08:33
-
Cërrik/ Drejtuesi i ‘Benzi’-it përplas për vdekje 70-vjeçarin me biçikletë
5 Janar, 12:53
-
U arratisën nga burgu, Romeo Qosja e Lefter Toçi bashkautorë në krime! Zbulohet një prej dosjeve 'horror'
3 Janar, 19:21
-
Menaxhimi i trafikut, Policia Rrugore e Elbasanit apel për drejtuesit e makinave: Mos kryeni parakalime të gabuara
2 Janar, 15:49
-
Elbasani pret ndërrimin e viteve në shesh me spektakël fishekzjarresh, qindra qytetarë i bashkohen festës
1 Janar, 00:48
-
Elbasan/ 2 të ndaluar arratisen nga Drejtoria e Policisë, njëri kapet! Do transferoheshin në paraburgim! Në hetim policët që u ikën me vrap 2 hajdutët (EMRAT)
31 Dhjetor 2024, 16:28
-
Mirësevjen 2025! Në Tiranë, spektakël fishekzjarresh e koncert në shesh! Atmosferë festive në çdo qytet! Shqiptarët kudo urojnë: Gëzuar!
31 Dhjetor 2024, 10:58
-
Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, AMP arreston në flagrancë efektivin e komisariatit në Cërrik
31 Dhjetor 2024, 09:41
-
Bilanci i punës së drejtësisë në 2024! Eksperti i Sigurisë Për Report Tv: Goditja më e madhe, grupi i Suel Çelës! Xhani: Duhen hetuar lidhjet e krimit me politikën
30 Dhjetor 2024, 19:30