
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se një shtet i huaj ka të ngjarë të jetë përgjegjës për incidentin që rezultoi në rrjedhjet në tubacionet që lidhin Rusinë me Evropën .
Në konferencën e tij të përditshme për shtyp, Peskov e cilëosi si një akt terrorist ndërsa tha se është e vështirë të ndodhë pa përfshirjen e një shteti.
‘Është shumë e vështirë të imagjinohet se një akt i tillë terrorist mund të ndodhë pa përfshirjen e një shteti. Kjo është një situatë jashtëzakonisht e rrezikshme që kërkon hetim urgjent.’- tha Peskov.
Ai tha se një hetim i tillë "kërkonte bashkëpunimin e disa vendeve", por denoncoi një "mungesë akute të komunikimit dhe mosgatishmërinë e shumë vendeve për të kontaktuar" Rusinë .
Vërejtjet e tij erdhën pasi roja bregdetare suedeze raportoi se kishte zbuluar një rrjedhje të katërt gazi në tubacionet e dëmtuara Nord Stream.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Inteligjenca e BE-së: Anijet ruse prezente në shpërthimet e Nord Stream! Nesër Rusia feston aneksimin e territoreve ukrainase! Përgjimet e ushtarëve rusë: Putini, i çmendur









