Incidenti me avionin që kaloi në hapësirën e serbëve, Pacolli sqaron ngjarjen: 15 minuta fluturuam drejt Beogradit

Incidenti me avionin që kaloi në hapësirën e serbëve, Pacolli sqaron ngjarjen: 15 minuta fluturuam drejt Beogradit

Zv/Kryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli

Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka treguar çfarë ndodhi 3 ditë më parë në avionin ku udhëtonin 4 liderët kosovarë drejt Brukselit. Në një prononcim për KTV, Pacolli ka thënë se e ka dëgjuar pilotin teksa fliste me Beogradin. Për 15 minuta, thotë Pacolli, avioni i nisur nga Prishtina ka fluturuar drejt Beogradit. Ai ka theksuar se ka nisur një hetim për ngjarjen.

Në moment unë e kam dëgjuar pilotin duke folur me Beogradin dhe në moment i kam thënë ndalu dhe kthehu prapa. Diku kemi qenë nja 15 minuta fluturim në drejtim të Beogradit. Duhet të ketë qenë një gabim dhe kam kërkuar një hetim që tashmë ka filluar. Bile bile se duhet m’u dhanë një arsyetim për kthim dhe është dashur me thanë se dikush prej pasagjerëve është sëmurë.

Behxhet Pacolli, zv/kryeministër

3 ditë më parë, avioni ku udhëtonin kryeministri Ramush Haradinaj, kreu i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ministri Behxhet Pacolli dhe Fatmir Limaj, kaloi në hapësirën ajrore të Malit të Zi, në një pjesë e cila kontrollohet nga shteti serb. Incidenti me avionin ndodhi për shkak të një gabimi teknik nga kulla ajrore e Tiranës. Albcontrol reagoi dje për çështjen dhe tha se s’kishte informacion mbi identitetin e pasagjerëve që po fluturonin në avion. Agjensia siguroi se po kryhen të gjitha veprimet për të sqaruar ngjarjen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 26/07/2018 16:40

    Po Pacolli eshte dhenderr i sllaveve,gjysma e pasurise se tij ju takon Ruseve pasi me ta e ka arrit pasurine qe ka. Jelcini i pagoi miliona dollare vetem e vetem qe vajza e tij te kete nje Ville ne Bayern me saktesishte ne Garmish Partenkirchen vend i skijimit,e sa per Parlamentin Ruse qe renovoi Firma Mabetex e Pacollit u ndane milionat ne dysh. Ky eshte Zot.Pacolli i lidhur me mafine Ruse...Horosho

    Përgjigju
    • hoodia: 04/08/2018 16:30

      Plast ti :) ja hengesh karin pacolit

  • Mala: 21/07/2018 09:46

    NUk eshte ndonje gabim.Avioni i Pacollit e ka rrugen e mesuar, nuk da dite se at y jane edhe te tjeret qe, nuk duhet te shkojne per Beograd.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri