Incidenti me banderolat e LSI në Fier, Meta: Kryerilindasi është një provokator i ndyrë, kërkon të prishë zgjedhjet

I papërmbajtshëm nga Presidenca Ilir Meta, pas përplasjes së ish-forcës së tij politike, LSI-së dhe Bashksië së Fierit për banderolat në vende publike në këtë qytet. Meta tha se ky është një provokim nga Edi Rama që kërkon të prishë zgjedhjet.

"Ftoj kandidaten e LSI, Kejdi  Mehmetaj dhe kandidatët e tjerë të mos bien pre e këtij provokimi dhe të thellohen pak, ky është një incident i turpshëm dhe banal, por është një provokim Kejdi që ju të prishni mitingun që do të bëjë rilindja sot me administratën. Nuk është beteja juaj për të mbrojtur banderolat e LSI nga kryetari i Bashkisë i cili do të shkojë në burg, për veprat e rënda që ka bërë, prandaj komuniko me zotin Ruçi, pasi është me shumë përvojë dhe mbulon qarkun Fierit. Në rast se banderolat shqetësojnë  rilindjen dhe kryerilindasit hiqi ato deri sa të mbarojë mitingu, dhe pastaj vendosini prapë. Ky nuk është problemi më i madh që ka Fieri. I di Fieri dhe do i ndëshkojë me një voto plebishitare, meqë unë Kejdi do iki në Vlorë dhe do kalojë nga Fieri, më bëj një nder i thua zotit Ruçi jo vetëm i hoqëm banderolat nga objektet me qera të marra nga LSI sipas kodit, por na ka thënë presidenti t'u japi disa postera të kryerilindasit që të iki t'ja vë në miting dhe të kënaqet ai dhe të shtohet edhe më tej urrejtja për këtë provokator  të ndryrë që të prish zgjedhjet, ky është problemi Kejdi", tha Meta.


Lajmi kryesor:

Ilir Meta, thirrje shqiptarëve: Mprihni sëpatat e sfurqet, me në krye Presidentin do të mbrojmë votat! Kryerilindasi është provokator, të gjejë vrimë ku të futet po preku 1 votë


  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Rithemelimi dërgon sërish në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, Bardhi: GJK të vërë në vend dinjitetin e përdhosur nga mazhoranca

Rithemelimi dërgon sërish në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, Bardhi: GJK të vërë në vend dinjitetin e përdhosur nga mazhoranca