Ilir Meta, thirrje shqiptarëve: Mprihni sëpatat e sfurqet, me në krye Presidentin do të mbrojmë votat! Kryerilindasi është provokator, të gjejë vrimë ku të futet po preku 1 votë

I papërmbajtshëm nga Presidenca Ilir Meta, pas përplasjes së ish-forcës së tij politike, LSI-së dhe Bashksië së Fierit për banderolat në vende publike në këtë qytet. Meta tha se ky është një provokim nga Edi Rama që kërkon të prishë zgjedhjet. Sipas tij po u prek një votë më 25 prill Edi Rama nuk do të gjejë vrimë ku të futet.

Meta bëri thirrje se burrat e gratë e Mallakastrës duhet t'i 'mprehin sfurqet e sëpatat se po u prek një votë e vetme kështu do bëjë gjithë Fieri dhe Shqipëria me në krye Presidentin'. Meta kishte një thirrje për kandidaten e LSI. 

"Ftoj kandidaten e LSI, Kejdi  Mehmetaj dhe kandidatët e tjerë të mos bien pre e këtij provokimi dhe të thellohen pak, ky është një incident i turpshëm dhe banal, por është një provokim Kejdi që ju të prishni mitingun që do të bëjë rilindja sot me administratën. Nuk është beteja juaj për të mbrojtur banderolat e LSI nga kryetari i Bashkisë i cili do të shkojë në burg, për veprat e rënda që ka bërë, prandaj komuniko me zotin Ruçi, pasi është me shumë përvojë dhe mbulon qarkun Fierit. Në rast se banderolat shqetësojnë  rilindjen dhe kryerilindasit hiqi ato deri sa të mbarojë mitingu, dhe pastaj vendosini prapë. Ky nuk është problemi më i madh që ka Fieri. I di Fieri dhe do i ndëshkojë me një voto plebishitare, meqë unë Kejdi do iki në Vlorë dhe do kalojë nga Fieri, më bëj një nder i thua zotit Ruçi jo vetëm i hoqëm banderolat nga objektet me qera të marra nga LSI sipas kodit, por na ka thënë presidenti t'u japi disa postera të kryerilindasit që të iki t'ja vë në miting dhe të kënaqet ai dhe të shtohet edhe më tej urrejtja për këtë provokator  të ndryrë që të prish zgjedhjet, ky është problemi Kejdi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:49
Më kë ishit në Gjirin e Lalzit? Meta: Mbaj kapuç se bëj sauna, fryn një çikë erë

 

Në konferencën për shtyp të mesditës së sotme, Presidenti Ilir Meta është pyetur për foton e tij në Gjirin e Lalzit, ku disa medfiat akuzuan se ai është takuar me subjekte të OFL-së dhe persona të shpallur në kërkim.

 “Unë e përdor kapuçin sepse bëj çik sauna. Dhe në Gjirin e Lalzit fryn çik erë. Të vijë kryeministri këtu. Këta janë personat në kërkim”, tha Meta.

Insistimit të gazetares së më kë është takuar, Meta tha se  “Unë takohem me të gjithë Shqipërinë. Zero. Zero. Zero. OFL-ja do fillojë punën me një ritëm të paparë në 26 prill. Asnjë ligj i Reformës në Drejtësi nuk do të preket. Çdo gjë do të bëhet siç do Edi Rama".

Ora 12:36
Incidenti me banderolat e LSI në Fier, Meta: Kryerilindasi është një provokator i ndyrë, kërkon të prishë zgjedhjet

I papërmbajtshëm nga Presidenca Ilir Meta, pas përplasjes së ish-forcës së tij politike, LSI-së dhe Bashksië së Fierit për banderolat në vende publike në këtë qytet. Meta tha se ky është një provokim nga Edi Rama që kërkon të prishë zgjedhjet.

"Ftoj kandidaten e LSI, Kejdi  Mehmetaj dhe kandidatët e tjerë të mos bien pre e këtij provokimi dhe të thellohen pak, ky është një incident i turpshëm dhe banal, por është një provokim Kejdi që ju të prishni mitingun që do të bëjë rilindja sot me administratën. Nuk është beteja juaj për të mbrojtur banderolat e LSI nga kryetari i Bashkisë i cili do të shkojë në burg, për veprat e rënda që ka bërë, prandaj komuniko me zotin Ruçi, pasi është me shumë përvojë dhe mbulon qarkun Fierit. Në rast se banderolat shqetësojnë  rilindjen dhe kryerilindasit hiqi ato deri sa të mbarojë mitingu, dhe pastaj vendosini prapë. Ky nuk është problemi më i madh që ka Fieri. I di Fieri dhe do i ndëshkojë me një voto plebishitare, meqë unë Kejdi do iki në Vlorë dhe do kalojë nga Fieri, më bëj një nder i thua zotit Ruçi jo vetëm i hoqëm banderolat nga objektet me qera të marra nga LSI sipas kodit, por na ka thënë presidenti t'u japi disa postera të kryerilindasit që të iki t'ja vë në miting dhe të kënaqet ai dhe të shtohet edhe më tej urrejtja për këtë provokator  të ndryrë që të prish zgjedhjet, ky është problemi Kejdi", tha Meta.

Ora 12:25
Meta: Ka luftë të brendshme të kandidatëve të PS për votat, opozita të mos humbasë vëmendjen nga euforia e fitores gjatë numërimit

Presidenti Ilir Meta tha se opozita të mos hutohet nga euforia e fitores dhe të ndjekë me vëmendje numërimin e votave për partitë dhe kandidatët, pasi ai ka informacion se ka luftë të brendshme të kandidatëve të PS për votat dhe do të tentojnë të manipulojnë komisionerët e opozitës.

"Nuk do të preket asnjë votë e opozitës.  Nuk preket asnjë votë e opozitës. ta përfaqësuesit e opozitës të PD dhe LSI, jo vetëm që kanë për detyrë të mbrojnë çdo votë dhe natyrisht edhe të opozitës, por ata kanë për detyrë tani edhe votat siç do u jap populli dhe ata socialistë për PS. Pasi të përfundojë numërimi ekziston rreziku se opozita nga euforia e fitores kanë informacionet se kandidatët kanë nisur luftën e madhe dhe po përgatitë për të kapur njerëz të opozitës që të ndikojnë te numrimi i votave të kandidatëve të PS. Ky do të jetë minues për zgjedhjet. Çdo votë do të numërohet ashtu siç është. Unë i druhem lodhjes, numërimi kërkon kujdes dhe përqendrim dhe ata që kanë marrë përsipër këtë detyrë duhet ta kenë nivelin e  përqendrimi 101 % për partinë dhe kandidatë gjatë numërimit, të mos vijën marifetxhnjtë që po tentojë të blejnë votat brenda partisë së tyre", tha Meta.

Ora 12:25
Meta: Qeveria po bllokon votimin e emigrantëve, akt barbar dhe antikushtetues

Presidenti Ilir Meta i bërë thirrje qeverisë të heqin vendimin për karantinën dy-javore të emigrantëve që futen nga Greqia apo Maqedonia e Veriut, pasi kjo sipas tij po bëhet për të bllokuar votimin e emigrantëve. Meta tha se ky është një akt i rëndë antikushtetues.

“Ndalimi i votimit të emigrantëve nga Greqia përbën një akt të rëndë, antikushtetues. Arsyetimi i ndalesës së mijëra bashkëatdhetarëve tanë është pretekst fals, i pabazuar shkencërisht, absurd, përdorim politik, nga situata e pandemisë nga ana e partisë shtet. Kjo është farsa e turpshme për përfshirjen e diasporës në votime. Jo vetëm nuk po përfshihen të votojnë aty ku janë, por nuk lejohen as të vijnë këtu. Këta po fshehin nga statistikat rreth 10 mijë vdekje të shkaktuara nga virusi. I bëj apel urgjent qeverisë, Komitetit të manipuluar të Ekspertëve dhe KQZ të heqë menjëherë këtë ndalesë, që përbën një veprim flagrant antikushtetues”, tha Meta.

Meta tha se ai ka informacione se në njësinë 10 ku do të bëhet votimi elektronik do të ketë manipulime dhe kjo do të bëhet pikërisht me votën e emigrantëve duke i përdorur në mënyrë fiktive.

"Unë kam informacion në njësinë 10 për rrezikun e ndërhyrjes me metoda që nuk jam shumë i kualifikuar për t'i vlerësuar por sipas ekspertëve të IT që jam konsultuar janë të mundshme. Përpjekja për pengimin për ardhjen e emigrantëve është për të përdorur emrat e tyre në mënyrë fiktive. Të gjitha ata që janë me COVID po pengohen për të mos votuar janë sërish përpjekje  për të manipuluar votën e tyre", tha Meta.

Ora 12:15
Arrestimet pas plagosjes në Kavajë, Meta-Ramës: I kape pas ulërimave të mia

 

Duke iu drejtuar Kryeministrit Rama, Presidenti Meta ka deklaruar sot se arrestimet e të akuzuarve për plagosjen në zyrat e PD-së në Kavajë u bënë pas ulërimeve të tij.

"Dua t'i them edhe një herë kryerilindësit, shumë mirë bërë që pas ulërimave të mia këtu i arrestove 3 banditët në Kavajë.  Ti më akuzove mua s nxis dhunën në Kavajë ndërkohë që i dërgove dhe shtabi yt kriminal këto 3 horra, 2 prej të cilëve punojnë në Bashkinë Kavajë dhe i tretë i lidhur me narko-trafikantë si ti vdes për këta", tha Meta.

Ora 12:11
'Mprihni sëpatat e sfurqet', Ilir Meta në mbrojtje të LSI, thirrje të gjithë shqiptarëve: Me në krye Presidentin do të mbrojmë votat

Ilir Meta ka bërë thirrje shumë të ashpër sot, si reagim pas përplasjes në Fier. 

"Burrat e gratë e Mallakastrës ti mprehin sfurqet e sëpatat se po u prek një votë e vetme kështu do bëjë gjithë Fieri dhe Shqipëria me në krye Presidentin.  Ata duan të krijojnë idenë, sicc bënë në Elbasan dhe të krijohet ideja se LSI me porosi të Presidentit të krijojë probleme. Ne e dimë shumë mirë se nga vijnë këto probleme", tha Ilir Meta

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/04/2021 04:19

    <<Enver Hoxha (Ilir Meta) e mprehu shpaten dhe nje here per situaten. Kjo eshte shpata qe u rri te koka, gjithe armiqve qe ka bota.....>> -35 VJET DISTANCE,E NJEJTA GJUHE,FYTYRA TE NDRYSHME.

    Përgjigju
  • Berat: 22/04/2021 00:02

    Lume ne cfar presidenti kemi ne del pa piken e turpit e thot mprifni sepatat cfurqet dhe gati per lufte, Ptpyyyy ptyyyy far e keqe

    Përgjigju
  • Bledi: 21/04/2021 20:05

    MOS U KRUAJ SHUME ME POPULLIN SHQIPTAR O QEN I SKRAPARIT ,,,SE DO TA FUSIM SFURKUN NE BYTHE DHE NUK DO TE DALE ME,,,MOS U KRUAJ....

    Përgjigju
  • SALA: 21/04/2021 20:01

    JEP PERGJIGJE MOR SHKERDHATE PRESIDENT,,KUSH ESHTE AI QE KE TAKUAR NE TAVOLINE ME KAPUC NE KOKE,,,,ME GJENI OO NJEREZ NJE PRESIDENT NE EUROPE QE ULET NE TAVILONE ME KAPUC NE KOKE.....

    Përgjigju
  • Sifi: 21/04/2021 19:27

    Moderator nese japim nje koment qe nuk ka as ofendime dhe jasht etikes nuk eshte mire ti blloksh. Ne te kundert mos tallni bythen me njerezit qe kerkoni komente.Nese zoti Bolino eshte dakort me ty kurr mos ju oafshim bjen.Deri tani keni qene faqa me e klkuar ne Shqiperi por militantizmi po ben punen w vet per opoziten

    Përgjigju
  • robi: 21/04/2021 16:18

    O Habib Burgiba a e di se 94% e shqiptareve nuk duan ta degjojne emrin se nuk te njohin si president por si kasap me hanxhar ne dore

    Përgjigju
  • Like: 21/04/2021 15:49

    Nuk po del ndonje Avni Rustemi qe ta shikoj mire te semes ky like injoranti e kokemadhi se bashku me mona surrat kali dhe femijet e tij. Keta duhen zhdukur si fis nga kjo faqja e dheut. Ata po e cojne vendin ne lufte civile. Ngehuni o popull dhe ja teegoni mire vendin ketyre jashteqitjeve te vendit. Po e perdorin Shqiperine si placke qe mund ta hedhesh sa majtas djathtas. Mis qofte e larget dita qe keta te flijohen ne biruce se bashku si familje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim