Incidenti me Hajdarin/ Patozi: Mos u çudisni! E dinë opozitën si pronë ose leje ndërtimi

Incidenti me Hajdarin/ Patozi: Mos u çudisni! E dinë opozitën si pronë ose leje ndërtimi

TIRANË- Kreu i 'Bindja Demokratike', Astrit Patozi shprehet se nuk është aspak i çuditur nga incidenti në Shkodër me Rudina Hajdarin, sepse sipas tij kjo është një sjelle normale në një kohë kur e dinë opozitën si pronë ose leje ndërtimi. Patozi shkruan se kjo akt, të cilin e cilëson si një reagim të ngjashëm me "bishat e uritura", ka ardhur si pasojë e një seri premtimesh për të bërë revolucion, por që nuk kanë ardhur kurrë. Në këto kushte, thekson kreu i BD, e kanë kuptuar se çdo ditë e më shumë po humbasin, çka e justifikon edhe sjelljen e tyre.

"Nuk kanë faj, e dinë që opozita është pronë ose leje ndërtimi. Ata mendojnë se opozita është pronë, leje ndërtimi apo tender, që ka nevojë patjetër për firmën e tyre, sepse vetëm kështu e konceptojnë politikën dhe atë që vjen prej saj. Ndaj edhe mos u çudisni, kur të shikoni skena të neveritshme si ajo me atë trimin nga Shkodra, që i hakërrehej Rudina Hajdarit se përse ajo nuk e njihte tamam babain e vet, ashtu si ai vetë.

Në fakt është e vetmja gjë që u ka ngelur për të bërë, pas një serie të pashembullt revolucionesh të premtuara, të cilat, ose nuk kanë shpërthyer kurrë, ose kanë ngrënë bijtë e vet. Është një reagim i ngjashëm me ato bishat e uritura, të cilat në ruajtje të territorit, që u zvogëlohet përditë, shenjojnë duke përmjerrur hapësirën e tyre, ku nuk duhet të shkelin të tjerët. Në shqip mund të thuhet edhe “tokë e xanun", shkruan Patozi.

Ditën e sotme, një djali i ri i 'kamufluar' si nxënës, por që në fakt rezultoi aktivist i Partisë Demokratike, teksa kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari po mbante fjalë në shkollën e mesme të Gjuhëve të Huaja, "Shejnaze Juka', në qytetin e Shkodrës në kuadër të ditës të gjuhëve të huaja, i ndërpreu fjalën duke i thënë se ishte shtojcë e Edi Ramës dhe se ka turpëruar figurën e babait të saj, Azem Hajdarit. Megjithatë, reagimi i deputetes, ishte për t'u vlerësuar, pasi e la të mbaronte të gjithë fjalën dhe iu kundërpërgjigj në një mënyrë shumë elegante, çka mori edhe duartrokitje nga nxënësit e tjerë të pranishëm.

Postimi i plotë i kreut të BD, Astrit Patozi

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jani: 26/09/2019 18:56

    BRAVO RUDINA,,,KETA JANE PLEHRAT E PD ME SALI BERISHEN NE KRYE......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar