Incidenti me Mëhillin, Policia e
Fierit: Isaraj pranoi shkeljen e u lirua

Incidenti me Mëhillin, Policia e<br />Fierit: Isaraj pranoi shkeljen e u lirua
FIER - Policia e Fier informon për incidentin e ndodhur në autostradë, rrugës për në Fier, paraditen e sotme, kur nga statusi i zëdhënëses së Kryeministrit Sali Berisha u njoftua se një makinë kishte tentuar të nxjerrë nga rruga makinën ku po udhëtonte ajo dhe stafi i kryeministrisë.

Policia ka shpjeguar se sot më datë 04.06.2013 rreth orës 09.00 në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier është marrë njoftim nga shtetesja Erla Mëhilli, se në vendin e quajtur Kolonjë në autostradën Lushnjë - Fier është parakaluar nga një mjet tip Benz C, klasë me targa AA456AO, i cili ka bërë një parakalim të gabuar, duke rrezikuar jetën e personave, që ndodheshin në automjetin, që është parakaluar.  Me marrjen e këtij njoftimi Salla Operative e DPQ Fier ka organizuar shërbimet për bllokimin e mjetit.  Punonjësit e policisë se Patrulla e Përgjithshme kanë ndaluar rreth orës 09.07 min në vendin e quajtur Sheq i Madh Fier, makinën e përshkruar Benz me targa AA456AO dhe kanë konstatuar se kjo makinë drejtohej nga shtetasi Arben Isaraj. Konform rregullave nga punonjësit e policisë, drejtuesit të mjetit i është njoftuar shkelja e bërë dhe shqetësimi i paraqitur në adresë të tij.  Nga ana e drejtuesit të mjetit është pranuar shkelja dhe pas kësaj ai është lënë i lirë të udhëtonte në drejtim të aksit rrugor Fier - Vlorë. Punonjesit e policisë kanë përpiluar raportin e ngjarjes, si dhe kanë mbajtur procesverbalin e konstatimit të shkeljes konform dispozitave të Kodit Rrugor.

Aktet administrative të përpiluara do t’i kalojnë Organit Administrativ Shtetëror të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier për të gjykuar shkeljen e konsumuar nga drejtuesi i mjetit me targa AA456AO.

Mëhilli shkruante sot paradite në facebook se pasi ishte bërë ndalimi i automjetit ishte konstatuar se drejtuesi i mjetit ishte dhe Arben Isaraj. Këtij të fundit Mëhilli i drejtohet me shprehje kërcënuese duke i thënë se "këtu do lahen" ndërkohë që Isaraj e mohon të ketë ndodhur aksident.

Redaksia Online
(mag/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim