Pas incidentit të djeshëm në plazhin e Shën Vasilit në Karaburun ku një mjet i tejmbushur me njerëz është përplasur lehtë me një skaf të ankoruar, policia kufitare ka fajësuar anijen turistike “Black Pearl” për shkelje duke e gjobitur 50 mijë lekë për mosrespektim të rregullave të lundrimit, si dhe 50 mijë lekë gjobë për mos njoftim të Policisë Kufitare për daljen në det.
Ngjarja ndodhi dje në orën 15:00 ndërsa pas hetimeve rezultoi se anija “Black Pearl”, me pronare Leonora Bajramin dhe me kapiten shtetasin Nikollaq Jankun në manovrën që ka bërë në lundrim e sipër ka dëmtuar skafin, i cili ishte ankoruar.
Policia Kufitare ka bërë bllokimin administrativ për 3 ditë të anijes turistike për mbarim të afatit të certifikatës së regjistrit detar dhe është në proces rinovimi për kapacitetin e transportit.
Redaksia Online
(D.B/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com