Pas incidentit i cili ndodhi në Qendrën Memoriale Potoçari-Srebrenica, gjatë homazheve të viktimave të genocidit, kur disa të pranishmit para varrimit kolektiv sulmuan delegacionin e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç.

Një numër i madh qytetarësh janë larguar menjëherë nga Potoçari, ndërsa në mesin e atyre që kanë vendosur të largohen ishin edhe një numër delegatësh.

"Nuk është mirë kjo që ndodhi, nuk është dashur të ndodhë, kjo është xhenaze. Ndoshta nuk është dashur të vinte, pas të gjithave, arrestimit të Naser Oriç, do të ishte më mirë po të mos kishte ardhur", - ka thënë Muhidin Omeroviç nga qyteti Srebrenik. 

Sipas Asmirës Konjiç nga Brçko, e cila ndodhej në afërsi të vendit ku Vuçiç u gjuajt me gurë "duhet patur mirëkuptim për atë çfarë ndodhi sot, sepse njerëzit janë të lënduar dhe e dini në se çfarë mënyrë. Mendoj se ky ishte gabim, kërkojmë tolerancë edhe ne edhe ata, ndërsa bëjmë marrëzira. Ai erdhi, u përkul... E dënoj sulmin", - ka thënë Edo Qosiç. 

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç nën masa të rrepta sigurie është larguar nga Qendra Memoriale Potoçari pasi që ndaj delegacionit të tij është hedhur një kepucë dhe sende tjera dhe më pas pësoi disa goditje.

Dalja e Vuçiçit nga Dhoma Memoriale në Potoçari dhe bërja e homazheve të viktimave janë përcjellur me fishkëllime dhe të bërtitura "Allahu Ekber"  nga një pjese e të pranishmëve në xhenazen në Qendrën Memoriale në Potoçari. 

Në pjesën pranë shkallëve të rezervuara për zyrtarët e lartë është shfaqur një mbishkrim "Nëse vrisni një serb, ne do të vrasim 100 muslimanë", - duke kujtuar fjalimin e Vuçiçit në Kuvendin e Serbisë më 20 korrik të vitit 1995.

Pas këtyre incidenteve Reis-Ul-Ulema i Bashkësisë Islame në Bosnje dhe Hercegovinë, Husein ef.Kavazoviç u bëri thirrje besimtarëve të qetësohen dhe t'i bashkohen ceremonisë fetare. /AA/

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)