Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov ka komentuar incidentin e ndodhur në ndeshjen Serbi-Shqipëri në stadiumin “Partizani” në Beograd.
Nga Gjeneva, ku po merr pjesë në Forumin “Kran Montana”, Ivanov tha se ngjarjet e tilla si ato në Beograd sjellin shumë pasiguri te njerëzit që jetojnë në Ballkan.
“Rajoni ynë ka ende nevojë për një besim më të madh, komunikim dhe shembuj pozitiv”, tha Ivanov .
Ai u shpreh se vendet dhe popujt e Ballkanit duhet të respektojnë standardet dhe vlerat e BE-së dhe NATO-s, sepse janë ato që sipas tij u sjellin mirëqenie.
“Janë pikërisht ato që na bashkojnë, sepse duke respektuar parimet dhe vlerat, në rajonin tonë do të sundojë paqja dhe bashkëpunimi, por para së gjithash përparimi ekonomik, hapja e vendeve të punës dhe e ardhmja më e ndritur e të rinjve”, tha Ivanov.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com