Incidenti në F1, Bianchi në koma
piloti i Marussias në gjendje kritike

Incidenti në F1, Bianchi në koma<br />piloti i Marussias në gjendje kritike
JAPONI- Jules Bianchi, sipas të atit të pilotit, aktualisht ndodhet në gjëndje kome në Poliklinikën Universitare të Mies, 15 km larg Suzukës.

Piloti ndodhet ende në  gjendje kritike, duke mos dalë nga koma edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale për të reduktuar një hematomë që ka pësuar në kokë.

Jules Bianchi u aksidentua gjatë garës së sotme të F1 në pistën e suzukës, Japoni. Garë ,kjo e fundit, ku janë zhvilluar vetëm 47 xhiro dhe ku përveçëse kushteve të motit, eventin e ka tronditur dhe incident i rendë i pilotit të Maussias. 

f1

Ankth në F1, aksidentohet rëndë piloti Bianchi, në spital pa ndjenja
Gara për Çmimin e madh të Japonisë në F1 është shoqëruar me një aksident të rëndë. Kur duheshin edhe 6 xhiro nga fundi i garës piloti francez Jules Bianchi ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një vinç që ishte në pistë për të larguar nga cirkuiti makinën e Suytil që ishte aksidentuar pak më parë. Piloti 25 vjeçar është transportuar menjëherë në spital pa ndjenja dhe në gjëndje mjaft të rëndë.
 
Mjeku i F1 konfirmon faktin se piloti francez është pa ndjenja ndrësa shpjegon se fakti që gjëndja e rëndë nuk lejoi transportimin e tij me helicopter drejt spitalit.

f1

Gara e Suzukas ishte me rrezik për shkak të motit të keq dhe drejtuesit e garës edhe pas aksidentit të Bianchit janë vënë nën akuzë.
 
Kjo për faktin se askush nuk vuri alarmin pas daljes nga pista të Sutil apo të njoftonte se ajo zonë ishte e rrezikshme pasi në pistë ishte future një vinç Çmimin e Madh të Japonisë e fitoi Hamilton dhe pas tij përfunduan Rosberg dhe Vettel pro kjo ka kaluar në plan të dytë pas aksidentit të rëndë që pësoi piloti i skuderisë Maurissia.

Të gjithë pilotët pas garës janë shprehuë nën një zë,Lutemi për jetën e Jules Bianchi.

Redaksia Online
 

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut