Incidenti në Kuvend, PD prej 33
ditësh kërkon reagimin e Ramës

Incidenti në Kuvend, PD prej 33<br />ditësh kërkon reagimin e Ramës
Partia Demokratike prej  33 ditësh kërkon një reagim nga kryeministri Edi Rama mbi incidentin e ndodhur në Kuvend. Deputeti demokrat Myqerem Tafaj tha se si pasojë e sulmit fizik dhe kërcënimit të opozitës, Partia Demokratike u detyrua të ndërpresë marrëdhëniet me parlamentin.

“Pas këtij akti banditesk të frymëzuar dhe të porositur nga Edi Rama, rezultoi dhe u provua nga Partia Demokratike, se instrumentat e dhunës që përdor kryeministri, janë deputetë të dënuar për vepra të rënda penale, si trafik prostitucioni e rrëmbim personi. Asnjë reagim, asnjë qëndrim, asnjë fjalë të vetme, nuk tha Kryeministri.  Prej 33 ditësh, ai hesht për atë që mund të jetë një nga zhvillimet më të rënda në historinë 23 vjeçare të demokracisë sonë, inkriminimi i parlamentit dhe instalimi aty i skuadrave të dhunës anti-opozitë”, ka thënë Tafaj.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'