“Gruaja dhe kunata e Gate Mahmutaj nuk janë ato që kanë organizuar protestën e një dite më parë në Lazarat”. Kështu ka deklaruar Xhemal Mahmutaj, vëllai i Gate Mahmutaj, në një lidhje telefonike për televizionin A1 Report.
“Unë do ta nis që nga fillimi jo që nga dita e djshme. Dihej që në fshatin Lazarat kishte hashash me bollëk, e kishte marrë besh gjithë bota. Erdhi policia edhe fshati i tha hiqe hashashin. Kemi një persekutim shumë të madh këtu në fshat. I uli armët fshati dhe tani hashash nuk ka më”, deklaroi Xhemal Mahmutaj.
Ai theksoi se gjithçka nisi pasi policia kishte ngacmuar një vajzë, dhe kanë qënë vet vajzat e shkollës ato që kanë sulmuar policinë jo banorët e fshatit.
“Dje një vajzë aty e kishin ngacmuar, e kishin vajtur kishin denoncuar në polici. E pastaj shoqet e saj ishin mbledhur dhe kishin sulmuar policinë. Kjo nuk është organizim i familjes Mahmutaj, por e nxënësve. E pastaj erdhi policia tjetër dhe përdori dhunën. Tani në fshat nuk më asnjë fëmijë. Fshati Lazarat nuk ka rënë e as do bjerë në kthetrat e këtyre enveristëve. Kjo është e gjitha politike. Kjo po bëhet vetëm për Gaten, e ndërsa Gatja është vetëm çoban”, deklaroi vëllai i Gate Mahmutaj.
Ai akuzoi policinë se ka terrorizuar banorët. “ Nuk dalim dot as tek porta”, ka theksuar Xhemal Mahmutaj në një lidhje telefonike për televizionin A1 Report.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO