Incidenti në Maqellarë, Noka:
Shpifje nga segmente kriminale

Incidenti në Maqellarë, Noka:<br />Shpifje nga segmente kriminale
Flamur Noka ka hedhur poshtë akuzat në adresë të tij se ka dhunuar dy persona nën kërcënimin e armëve në Maqellarë një natë më parë.
 
Në një prononcim për mediat, Noka tha se ndaj tij po inskenohet ndërsa hodhi akuza në adresë të policisë.
 
“Janë shpifje të segmenteve kriminale të policisë së Dibrës. që janë marrë me blerje votash. Ky grup drejtohet nga Bled Aga që është pronar i disa parcelave me drogë. Ata po inskenojnë me sajesa për qytetarët. Ne jemi duke u marr me procesin e zgjedhjeve. Asgjë nga policia nuk është e vërtetë. Targa e makinës time është e vërtetë. Nuk e kam sekrete. Jam njeri i hapur dhe kam lëvizur gjatë gjithë kohës për të kontribuar në fitoren e Sherefedin Shehut”, tha Noka.
 
Në një deklaratë për mediat, Policia e Dibrës sqaroi se në bazë të kallëzimit të Drejtorit të Tatimeve, Dionis Imeraj dhe vartësit të tij, Artan Isaku, Flamur Noka, i shoqëruar nga shoferi, D.S, i kanë shantazhuar ata nën kërcënimin e armëve.
 
Sipas Policisë, automjeti tip "Audi" Q-7 me ngjyrë gri me targë AA 007 JF, ku udhëtonte deputeti Noka nuk i ka ndaluar postbllokut të ngritur nga forcat e rendit në hyrje të Dobrovës në Dibër, ndërsa më pas është përplasur me shtyllën e ndriçimit. 

Sqarimi i PD për incidentin në Maqellarë
Edhe Partia Demokratike ka reaguar lidhur me incidentin e një nate më parë në Maqellarë të Dibrës. Sipas PD, PS dhe Policia dezinformojnë opinionin publik, ndërsa selia blu pretendon se e vërteta është krejt ndryshe.

PD akuzon kreun e Tatimeve, Dionis Imeri dhe vartësin e tij, Dritan Isaku se kanë shpërndarë para për qëllime elektorale. Ndërsa përfshirja e deputetëve të PD, më konkretisht e Flamur Nokës, në një përplasje fizike, ku sipas Policisë ia ka përdorur edhe armën, sipas PD është shpifje. 
 
"Në mesnatë banorët e Maqellarës kane kapur duke shpërndarë lekë për blerje votash zyrtarin e Drejtorisë së Tatimeve Dritan Isaku, vartës i shtetasit Dionis Ymeri me detyre Drejtor i Tatimeve për Dibrën. Dionis Ymeri është kallëzuar penalisht nga Partia Demokratike në Prokurori me date 1 shtator si anëtar i grupit të strukturuar kriminal për blerje votash në fushatën e Dibrës.
 
Në vend të ndalimit dhe arrestimit në flagrancë të këtyre personave, segmente të policisë të drejtuar nga kryekrimineli Bert Aga, i kane dhënë mbështetje këtij krimi elektoral. Bert Aga është kallzuar penalisht nga Partia Demokratike me 1 shtator si anëtar kryesor i grupit të strukturuar kriminal i cili në abuzim të detyrës së shefit të Komisariatit të Peshkopisë ushtron presion ndaj zgjedhësve dhe ofron mbështetje logjistike dhe mbrojtje ekstraligjore për operacionin e shpërndarjes së parave në këmbim të votave.
 
Çdo insinuatë për përfshirje të deputetëve të PD në këtë ngjarje është fabrikim i PS dhe strukturave kriminale te Bert ages ne policinë e Shtetit.
 
PD i bën thirrje PS të distancohet nga ky grup i strukturuar kriminal.
 
Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të nisë menjëherë procedimin penal për këtë grup të strukturuar kriminal të kallëzuar nga Partia Demokratike që nga data 1 Shtator.
 
Partia Demokratike shpreh vlerësimin më të lartë për votuesit dibrane që po vazhdojnë të shprehin vullnetin e tyre me qytetari dhe i bën thirrje zgjedhësve të dalin masivisht në votime"
.​


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron