Kisha Katolike në Shqipëri ka dënuar incidentin e ndodhur gjatë protestës së djeshme në Tiranë, ku disa protestues hoqën flamurin e Vatikanit nga Nunciatura Apostolike në kryeqytet, ndërsa më pas dyshohet se e dogjën atë bashkë me objekte të tjera.
Në reagimin e saj, Kisha e cilëson veprimin të papranueshëm, duke theksuar se cenimi i simboleve të Selisë së Shenjtë dhe sigurisë së përfaqësisë diplomatike bie ndesh me ligjin dhe respektin që duhet treguar ndaj përfaqësuesve të huaj.
Kisha Katolike shpreh gjithashtu afërsinë me Nuncin Apostolik, Imzot Miroslaw Adamczyk, dhe stafin e Nunciaturës Apostolike, ndërsa u bën thirrje institucioneve shtetërore të tregohen më të kujdesshme dhe të marrin masa parandaluese për mbrojtjen e përfaqësive diplomatike, në përputhje me ligjin dhe marrëveshjet ndërkombëtare.
Incidenti ndodhi gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, e cila u shoqërua me akte dhune, përplasje me policinë dhe dëmtime të pronës në disa zona të kryeqytetit.
Lajmi kryesor:
Aktet e dhunës/ Protestuesit heqin flamurin e Ambasadës së Vatikanit! Ministria e Jashtme: Akt vandal, autorët të identifikohen dhe të përgjigjen përpara ligjit









