Incidenti në uzinën e Armëve në Gramsh, lihen në burg 2 rusët dhe ukrainasi! Prokuroria e Elbasanit: 3 të arrestuarit erdhën për spiunazh, dëshmia e tyre sekret

ELBASAN- 2 rusët Mikhail Zorin e Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov, të cilët sulmuan me spraj kimik 2 ushtarët shqiptar në uzinën e armëve në Gramsh, si dhe fotografuan objektin ushtarak, janë lënë në qeli. Në seancën e cila zgjati për rreth dy orë, gjykata e Elbasanit, ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka caktuar masën ‘arrest me burg’.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale 'sigurimi i informatave', kryer në bashkëpunim si dhe 'goditje për shkak të detyrës'.  Avokati i Mikhail Zorin, rusit i cili sulmoi me spraj kimik 2 ushtarët shqiptar në Gramsh, tha se klienti i tij ka debatuar me rojet e objektit dhe ka përdorur spray me spec degës, pasi është ndjerë i dhunuar.

Në dosjen e siguruar nga Report Tv nga gazetari Arsen Rusta, prokuroria thotë se nga marrja në pyetje e ukrainasit dhe rusëve dyshohet se ato kanë ardhur për spiunazh në vendin tonë, të rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës ruse. Ndërkohë që dëshmia e tyre është mbajtur sekret nga organet hetimore.

‘Nga pyetja e tyre deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar baza e arsyeshme e të dhënave që krijon dyshimin e bazuar në prova se kanë ardhur në Shqipëri me mision të rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës ruse me detyra të përcaktuara.’- thuhet në dosjen prokurorisë të siguruar nga Report Tv.

2 rusët dhe 1 ukrainas u arrestuan pasditen e 20 gushtit, ndërsa sipas prokurorisë, ato janë konstatuar brenda ambienteve të objektit ushtarak "Uzina e Mekanike Çekin Gramsh" (Ish Uzina e Armëve) duke kryer filmime dhe fotografime të fshehta, nëpërmjet pajisjeve speciale elektronike të fotografimit.

Nga kqyrjet paraprake të pajisjeve elektronike, thuhet në dosjen e prokurorisë, kanë rezultuar të dhëna me rëndësi për hetimit që lidhen me fotografi të objekteve të ndryshme ushtarake dhe objekteve të infrastrukturës kritike civile në gjendjen aktuale.

Në cilësinë e provës materiale prokuroria ka sekuestruar ndër të tjera edhe një copë fishek model 56, kaliber 7,62 mm dhe 1 (një) predhë fisheku arme zjarri kalibër 12.7 mm.

‘Ndër të tjera u janë sekuestraur: 1 automjet Chevrolet me targa AX 6200 IP; 2 dronë; sasi të konsiderueshme monetare, 1 pajisje vëzhgimi për shikueshmëri natën (nightvision); 1 laptop, karta sim; hardisk i jashtëm; 1 (një) copë fishek model 56, kaliber 7,62 mm dhe 1 (një) predhë fisheku arme zjarri kalibër 12.7 mm, dokumenta identifikimi dhe udhëtimi; pajisje kampingu të ndryshme, 1 bombul e përdorur në forme spray neuroparalizuese; 6 telefona celularë.’- thuhet në dosje.

Si ndodhi ngjarja e Gramshit: 
Mikhail Zorin, 23-vjeç, me pasaportë ruse, bashke me 33-vjeçaren Svetlana Timofeeva dhe 25-vjeçarin ukrainas Fedis Alpatov, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, janë pikasur nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë më 20 gusht. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik, konkretisht  Albi Bicin dhe Ardian Xhakën. Megjithatë ushtarët shqiptarë bënë të mundur ndalimin e tij, ndërsa 2 të tjerët Svetlana Timofeeva dhe ukrainasi Fedis Alpatov, u arrestuan pak minuta më vonë nga policia.

Uzina e Gramshit, e ndërtuar në vitin 1962, ka prodhuar në të kaluarën armë, fillimisht pushkë të tipir “Simonov”, kalibër 7.62 mm, dhe më pas kallashnikovë. Më pas ajo është përdorur për të ofruar shërbime prodhuese për industrinë e mbrojtjes me makineritë e saj të precizionit të lartë apo dhe riparime. Ndërsa deri në një vit më parë është përdorur për demontimin e armëve të tepërta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:05
Flet avokati i rusit që u la në burg: U ndje i dhunuar dhe përdori spraj me spec djegës

1661333291_RUSETTTOKAY.jpg

Avokati i Mikhail Zorin, rusit i cili sulmoi me spraj kimik 2 ushtarët shqiptar në Gramsh, tha se klienti i tij ka debatuar me rojet e objektit dhe ka përdorur spray me spec degës, pasi është ndjerë i dhunuar.

‘Pretenduan që i kanë dhënë deklarimet dhe me vendim të prokurorit të rrethit janë sekret hetimor. Nuk dhanë sqarime me detaje. Lidhur me atë do ti mbetet hetimit për të zbuluar të ardhmen. Nuk jam në dijeni të bashkëpunimit të tij. Jam avokat i caktuar nga gjykata. Deklarimet e tij i ka dhënë dhe ato janë sekret hetimor dhe nuk mund të them asnjë lloj informacioni. I mbrojturi nga unë ka debatuar me rojet e objektit dhe ka përdorur një sprey me spec djegës, siç e përdor ai në gjuhën e tij, pasi është ndjerë i dhunuar. Kjo është e gjithë ngjarja. Ne kërkuam të njiheshim me materialet, por akuza i bie shkurt dhe thotë që ne kërkesën tonë e kemi të bazuar në prova’, tha avokati.

Ora 13:59
U la në burg nga gjykata, avokati i ukrainasit: S’ka lidhje me ngjarjen në Gramsh, ai është i apasionuar pas fotografisë

 

Avokati i ukrainasit Fedir Alptov, Saimir Visha në një prononcim për Report Tv, u shpreh se ai është kapur në Cërrik dhe nuk ka lidhje me ngjarjen ne Gramsh.

‘Në lidhje me klientin tim që është Ukraina, është mohuar gjuha zyrtare e tij. Nuk mund të pyetet në gjuhën ruse, ndonëse e kupton këtë gjuhë. Personat nën hetim të tjerë kanë kërkuar të mbrohen nga avokatë të zgjedhur. Por gjykata ua ka caktuar. Në lidhje me akuzat ju e dëgjuat edhe vetë që nga ana e policisë dështoi. Kanë ngelur vetëm dy vepra penale, goditje për shkak të detyrës dhe sigurimi i të dhënave. Nuk ka fakt penal që të bësh fotografi. I mbrojturi prej meje është shtetas ukrainas dhe nuk ka pasur lidhje shërbimet ruse. Ai është arrestuar në Cërrik dhe është i apasionuar pas fotografisë.’, tha avokati Vishaj.

Ora 13:40
Sulmuan ushtarët shqiptarë në Gramsh, gjykata e Elbasanit jep masën e sigurisë për 2 rusët dhe ukrainasin

Gjykata Elbasan cakton arrest në qeli për Mikhail Zorin, Fedir Alpatov e Zvetlana Timofeeva.

Ora 12:11
Seanca gjyqësore për 2 rusët dhe ukrainasin, e pranishme vetëm konsullja e Ukrainës: Është i pafajshme, ka qenë duke bërë foto

E vetmja e pranishme jashtë ambienteve të seancës gjyqësore që po zhvillohet në Gjykatën e Elbasanit, për dy shtetasit rus dhe për një nga Ukrainas, është konsullja e Ukrainës. Ajo i tha gazetarit të Report Tv, Arsen Rusta se çdo informacion që ka e ka nga institucionet shqiptare.

Svitlana Bogdanova ka thënë se qytetari ukrainas ka qenë thjesht një udhëtar.

‘Besoj se qytetari jonë është i pafajshëm, ka qenë vetëm një udhëtar. Jam këtu për të parë nëse i janë ofruar kushtet e duhura për mbrojtje’- tha ajo.

Ndërkohë nuk ka asnjë përfaqësues të ambasadës ruse.

 

Ora 11:20
Rrëfimi i ushtarëve që u përleshën me rusët dhe ukrainasin në uzinën e Gramshit: Kishim djegie në sy dhe gjoks

1661333018_ushtaret.jpg

Ardian Xhaka dhe Aldo Bici

Në dosjen e prokurorisë të siguruar nga Report Tv është zbardhur edhe rrëfimi i 2 ushtarëve shqiptarë në Gramsh, të cilët u sulmuan në uzinën Armëve me nga 2 shtetas rus dhe nga një ukrainas. Sipas dëshmisë së Aldo Bicit ata kanë ndjerë djegie të syve dhe trupit, marrje mendsh, djegie të gjoksit dhe supeve, por pavarësisht kësaj e kanë mbajtur personin deri në momentin e ardhjes së forcave të policisë.

‘Ndjemë djegie në sy, marrje mëndësh dhe djegie të gjoksit dhe supeve, por e mbajtëm shtetasin e huaj deri sa erdhi policia”, ka thënë Aldo Bici, njëri nga rojet që u përleshen me rusët.

Ndërkohë në dosje ushtari tjetër, Ardian Xhaka, thotë e kishte dëgjuar një person të afrohej tek dera kryesore dhe kishte tentuar që ta hapte.

Ai i ka bërë thirrje të ndaloje, por ai është larguar me vrap duke kaluar rrethimin e murit të Uzinës.

‘Roja i objektit është vënë në ndjekje të këtij shtetasi dhe ka njoftuar përgjegjesin e rojeve Aldo Bici. Te dy sebashku, në një distance rreth 200 m nga muri rrethues kane bere te mundur kapjen dhe neutralizimin e ketij shtetasi. Ne momentin që janë afruar, ai ka kundërshtuar dhe i ka sulmuar me një spraj kimik, të cilin e ka nxjerrë nga xhepi, duke ua hedhur ne fytyre dhe ne trup. Pavarësisht sulmit, rojet e objektit ushtarak kanë bërë të mundur ndalimin e ketij shtetasi.’-  është shprehur Ardian Xhaka, me funksion roje i objektit.

Pas incidentit ato janë dërguar në spitalin e Gramshit e më pas në Tiranë, ndërsa lanë spitalin një ditë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ora 11:17
Sulmuan ushtarët e uzinës së Armëve në Gramsh, nis seanca në Gjykatën e Elbasanit! Rusët dhe ukrainasi dalin para trupës gjykuese

1661332518_page.jpg

Ka nisur në Gjykatën e Elbasanit seanca për dy rusët dhe ukrainasin që sulmuan ushtarët në uzinën e Gramshit. Të pranishëm në sallë janë rusi Mikhail Zorin, 23 vjeç dhe ukrainasi  Fedir Alpatov, 25 vjeç dhe rusja Zvetlana Timofeeva, 33-vjeçarja.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/08/2022 01:25

    Konsullja ukrainase duhet te sqaroje se nga cila zone e Ukraines vjen shtetasi ukrainas.Nese vjen nga zonat separatiste pro ruse,atehere mund te mendohet qe nuk ka qene thjesht //nje udhetar//.Gjithashtu fakti qe u kane gjetur fishek e gezhoje nuk perben ndonje prove nese nuk u kane gjetur dhe arme,ka mundesi me teper te jete si send trofeje ose koleksioni.Mbetje te atilla besoj se gjen ne cdo objekt ushtarak,bile fale 97'i gjen dhe ne vende te tjera.Sa here kemi degjuar per shperthime municionesh neper zona ku bie zjarr?

    Përgjigju
    • Emigranti: 25/08/2022 08:31

      Njoh ukrainas e rus qe jane miq sepse kane qene edhe me perpara luftes kshq nuk ka te beje fare prejardhja per te percaktuar a je sigurims rus apo jo. Axhentet e vertete nuk i ke duke postuar neper rrjete sociale foto fabrikash apo reliktesh te lene ne dore te zotit dhe ne gjendje te mjeruar pa asnje lloj rrethimi apo mbrojtjeje serioze.

  • Hasan Pordha: 24/08/2022 14:56

    Te ishte shoku Enver ata do te shkonin ne v litar

    Përgjigju
  • Beni: 24/08/2022 12:17

    Cfare do bejne spiunet Rus ne nje kasolle lopesh ?

    Përgjigju
    • A. N.: 24/08/2022 14:58

      Mbase brenda atij fishekut kane ndonje virus te ri i cili do infektonte vicat brenda stalles.

    • Agjenti: 24/08/2022 14:31

      Hahahahhaha tamam

  • Tepelena: 24/08/2022 09:49

    Nuk ka asnje dyshim qe jane agjent sepse turistet nuk hyjn ne nje shtet tjeter menyre ilegale. Duhen denuar. Dhe pastaj le t’u bejm nder ndonje shteti antare te NATO ose Ukraines duke i shkembyer keta tre minjt me luftetare te kapur nga Rusia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim