Incidenti në parlament, Byroja merr masa për tre deputetët
TIRANË, 11 Korrik/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Incidenti i ndodhur një ditë më parë në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, gjatë seancës plenare, ka bërë që me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta të mblidhet byroja parlamentare. Gjatë mbledhjes së Byros, Meta u shpreh se pasi është njohur me informacionin e paraqitur nga Garda e Republikës dhe […]
TIRANË, 11 Korrik/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Incidenti i ndodhur një ditë më parë në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, gjatë seancës plenare, ka bërë që me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta të mblidhet byroja parlamentare.
Gjatë mbledhjes së Byros, Meta u shpreh se pasi është njohur me informacionin e paraqitur nga Garda e Republikës dhe pamjet filmike të ngjarjes, ka kërkuar që Kuvendi i Shqipërisë të mbajë një qëndrim lidhur me të. Gjithashtu, ai theksoi se gjuha fizike e komunikimit është tërësisht e papranueshme dhe se kjo që ka ndodhur dëmton imazhin e Kuvendit dhe deputetëve, prandaj institucioni i Kuvendit distancohet nga ky akt i dhunshëm.
Pas diskutimeve, duke u bazuar edhe në rregullore, Byroja e Kuvendit vendosë të marrë masë disiplinore ndaj deputetëve të përfshirë në këtë incident. Kështu, deputeti Arben Ndoka është pezulluar për 7 ditë nga punimet e Kuvendit, deputetit Pjerin Ndreu 3 ditë, ndërsa për deputetin Gent Strazimiri u mor masa vërejtje për herë të dytë.
Kryetari i Kuvendit Meta ftoi gjithashtu të gjithë deputetët që të distancohen nga akte të tilla duke kërkuar vetëpërmbajtje dhe të ruajnë etikën në ushtrimin e funksionit të tyre. Në përfundim, Kryetari i Kuvendit kërkoi nga grupet parlamentare të shprehen sa më parë në lidhje me Projektkodin e etikës i cili është hartuar nga shërbimet e Kuvendit në bashkëpunim me
OSBE.
Byroja e Kuvendit u mblidh sot rreth orën 17:00 për të shqyrtuar incidentin e ndodhur në seancën e djeshme parlamentare.
Ngjarja:
Ligji për përdorimin e armëve i propozuar nga Ministria e Brendshme shkaktoi përplasje të forta mes shumicës dhe opozitës dhe debati degjeneroi deri në konflikt mes deputeteve ne korridoret e Kuvendit. Deputeti socialist Arben Ndoka është përplasur fizikisht me deputetin e PD Gent Strazimiri.
Ndërkohë që ndje në një prononcim për mediat deputeti i PS-së Pjerin Ndreu deklaroi se nuk është përfshirë në incident, pasi ka qënë në kafe në momentin e sherrit me Strazimirin./a.g/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
48%
-
Jo
49.9%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 8443
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15