Incidenti në 'Selman Stërmasi', Policia: 12 tifoza bardheblu të arrestuar, padi drejtuesve të Tiranës e stadiumit

Policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar dhe shoqëruar në Komisariat 12 persona, të cilët rezultojnë të kenë prishur rendin dhe sigurinë gjatë ndeshjes Tirana-Kukësi, që u zhvillua ditën e martë në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Sipas njoftimit të saj, personat e arrestuar janë: A. Gj. 18 vjeç, banues në Tiranë; D. B. 37 vjeç, banues në Tiranë; B. K. 18 vjeç, banues në Tiranë; I. K. 18 vjeç, banues në Tiranë; A. V. 31 vjeç, banues në Tiranë; L. P. 20 vjeç, banues në Tiranë; D. D. 18 vjeç, banues në Tiranë; K. Sh. 18 vjeç, banues në Tiranë; H. H. 21 vjeç, banues në Tiranë; O. H. 18 vjeç, banues në Tiranë; K. M. 18 vjeç, banues në Tiranë; L. Zh. 22 vjeç, banues në Tiranë.

Policia njoftoi më tutje se po vazhdon puna për identifikimin, shoqërimin dhe procedimin penal dhe administrativ të personave të tjerë të përfshirë në prishjen e rendit dhe qetësisë në këtë aktivitet sportiv.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka marrë po ashtu masa ndaj subjektit privat “Octapus 1 Security”, i cili ishte kontraktuar nga Klubi Sportiv “Tirana” për garantimin e rendit dhe sigurisë përgjatë gjithë aktivitetit sportiv. Konkretisht, i është vendosur gjobë drejtuesit teknik dhe 5 punonjësve të këtij subjekti privat. Ndërsa ndaj drejtuesve të K.F “Tirana” dhe drejtuesve të stadiumit “Selman Stërmasi” ka filluar procedimi penal për mos përmbushje të detyrimeve “për masat shtesë të Sigurisë Publike”.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj