Incidenti në sy të Fyles, PD:Rama 
​i vërtetë, ai që shan pas shpine

Incidenti në sy të Fyles, PD:Rama <br />​i vërtetë, ai që shan pas shpine
TIRANË - Përmes një deklarate për mediat Deputeti Ristani ka folur rreth incidentit të djeshëm mes tij dhe kryeministrit Rama gjatë takimit të Dialogut të Nivelit të Lartë ku ishte i pranishëm edhe Stefan Fyle.
 
“Duhej të ishte dialog i nivelit të lartë, siç edhe është quajtur, por Edi Rama e ktheu takimin e djeshëm në një bisedë të nivelit shumë të ulët.”- shprehet Ristani.

Sipas tij incidenti ka ndodhur në momenti që ai po i raportonte komisionerit Fyle shqetësimet e opozitës.

“Teksa unë flisja, Edi Rama kthehet pas shpinës time dhe më sulmon me një fjalor të padenjë për secilin qytetar të vendit, sigurisht krejt të padenjë për një kryeministër.” – tha Ristani.
 
Më tej ai shoton se me qëndrimin e djeshëm, Edi Rama thjesht tregoi se ai gjendet sa për sy e faqe në një tryeze më opozitën.
 
“Qëndrimi i tij është moskonsiderimi i opozitës, shkelja e cdo konsensusi, prishja e bashkëjetesës politike, dhe goditja edhe fizike e përfaqësuesve të Partisë Demokratike.”-tha deputeti i Partisë demokratike, duke shtuar se Edi Rama i kameras është i shtirur dhe i pabesueshëm nga askush.

Deklarata e plotë e Arben Ristanit për incidentin në mbledhjen e Dialogut të Nivelit të Lartë
Duhej të ishte dialog i nivelit të lartë, siç edhe është quajtur, por Edi Rama e ktheu takimin e djeshëm në një bisedë të nivelit shumë të ulët.
Meqënëse Edi Rama është dhe kontrollor i shumë mediave, po dal sot para jush për të sqaruar cfarë ndodhi konkretisht.

Unë po i adresoja komisionerit Fyle shqetësimet e opozitës në lidhje me kapjen e institucioneve dhe gjëndjen e rëndë të demokracisë në vend.

Teksa unë flisja, Edi Rama kthehet pas shpinës time dhe më sulmon me një fjalor të padenjë për secilin qytetar të vendit, sigurisht krejt të padenjë për një kryeministër.

Etika nuk na lejon që të riprodhoj këtu shpërthimin banal të Edi Ramës.

Me qëndrimin e djeshëm, Edi Rama thjesht tregoi se ai gjendet sa për sy e faqe në një tryeze më opozitën, pasi në të vërtetë, vlerësimi i tij për Partinë Demokratike është krejt tjetër, është ai që shprehu nëpër dhëmbë dhe pas shpine.

Qëndrimi i tij është moskonsiderimi i opozitës, shkelja e cdo konsensusi, prishja e bashkëjetesës politike, dhe goditja edhe fizike e përfaqësuesve të Partisë Demokratike.

Edi Rama i vërtetë është ai që nuk keni parë dje në kamera. Ai i kameras është i shtirur dhe i pabesueshëm nga askush.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore