Incidenti në takimin me Fylen 
Halimi:Ristani thotë 100% të vërtetën

Incidenti në takimin me Fylen <br />Halimi:Ristani thotë 100% të vërtetën
TIRANE- Në një deklaratë për shtyp, deputeti i PD, Eduard Halimi ka dëshmuar për atë që sipas tij është fjalori fyes i Kryeministrit të vendit dhe që nuk mungoi edhe ndaj deputetit Ristani në takimin me Komisionerin (në largim) Stefan Fyle.

Gjatë komunikatës së tij për mediat, Halimi ka vendosur dhe të listojë një sër rastesh, që sipas tij, në të kaluarën Kryeministri i vendit ka përdorur “një fjalor banal përtej çdo kufiri”.

“E ka mohuar edhe më parë, siç bën sot, derisa të gjitha mediat kombëtare transmetuan seancat plenare, kur Rama fliste pas krahëve të deputeteve të PD, dhe shante me një fjalor vulgar e rugacëror.

I detyruar nga dalja e së vërtetës, e pranoi në parlament pas 2 javesh, se ishte ai qe kishte sharë dhe fyer me gjuhën më vulgare, deputetët e opozites.

Të njëjtën gjë bëri edhe pasi dhunoi diplomatin shqiptar në Vjenë. Thirri dëshmitar të rremë Fate Velajn, por kjo nuk mjaftoi dhe u detyrua ta pranojë më pas skandalin.

Eshtë i njëjti, që sla fjalë pa thënë në darkën e Padam, ndaj bashkëpunëtorëve të tij e familjarëve të tyre, dhe më pas e mohoi.”- deklaron për mediat deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi.

Sipas Halimit “fyes dhe me fjalor banal përtej cdo kufiri”, Kryeministri Rama është treguar edhe ndaj Ristanit në takimin me Komisionerin Fyle. Dhe duke mëshuar tek fakti se gjatë takimit mediat nuk kanë qënë të pranishme, Halimi me këtë deklaratë dëshiron të japë “dëshminë” e tij personale.

“Ajo që thotë Arben Ristani është 100% e vërtetë. Rama foli 50 minuta dhe askush nuk e ndërpreu për asnjë sekonde te vetme. Ne momentin që z.Ristani filloi të fliste për dhe shkeljen e kushtetutës e shqetësimet e opozitës për kriminalizmin e parlamtentit me deputetë qe kanë firmosur për shkarkimin e antarëve të KLD, kthehet pas shpinës së tij dhe e sulmon me të njejtin fjalor vulgar që ai përdor gjithnjë në parlament. Një fjalor të padenjë për secilin qytetar të vendit, sigurisht krejt të padenjë për një kryeministër...Ky është Edi Rama që e njohin të gjithe shqiptaret, dhe nuk ka asnjë deshmimtar të rremë qe e mbron.”- ka dashur të dëshmojë për mediat deputeti i Partisë Demokratkie, prezent në takim, Eduard Halimi.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)   
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore