Sulmi ndaj ushtarëve në Gramsh, në makinën e rusëve u gjetën 2 fishekë 5.56 mm! Kishin grup në Telegram, dyshohet se merrnin direktiva nga eprorët

Sulmi ndaj ushtarëve në Gramsh, në makinën e rusëve u gjetën 2 fishekë 5.56 mm! Kishin grup në Telegram, dyshohet se merrnin direktiva nga eprorët

Makina me të cilën lëviznin

'Turizmi urban' është emri i grupit që kishin në Telegram 2 rusët dhe ukrainasit që u vunë në pranga pas sulmit të rojeve në Uzinën ushtarake të Gramshit. Detaji që ka shtuar dyshimet për rusët është se të tre edhe pse si të panjohur kanë kryer komunikime të shpeshta në aplikacionin Telegram dhe në Instagram. Ata kane edhe një grup në të cilin flasin dhe janë gjetur komunikime të cilat dyshohet se japin informacione, cka zbulojnë se marrin edhe direktiva nga eprorët e tyre.

Mdërsa në makinën me të cilën lëviznin kishte 2 fishekë model 5.56mm. Burime për Report Tv bëjnë me dije se nuk dihet ende origjina e fishekut pasi nuk i përkasin vendit tonë apo magazinave ushtarake. 


Lajmi kryesor:

Rusët dhe ukrainasit hynë në Shqipëri nga 3 drejtime të ndryshme! Komunikonin me njëri-tjetrin përmes 'Telegram'


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë

Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë