Dy rusët dhe ukrainasi që u vunë në pranga pas sulmit të rojeve në Uzinën ushtarake të Gramshit që hynë në Shqipëri me drejtime të ndryshme, Rinas, Durrës dhe Muriqan. 33-vjeçarja Svetlana Timofeeva kishte ardhur me avion nga Rinasi, ndërsa Mikhail Zorin, 23-vjeç erdhi nga Kroacia dhe 25-vjeçari ukrainas Fiodor Mihailoviç erdhi nga Mali i Zi. 2 rusët dhe ukrainasi të arrestuar pas sulmit të rojeve në Uzinën ushtarake të Gramshit këmbëngulin se janë turistë dhe se ishin duke bërë foto, por prokuroria ngriti akuzën e spiunazhit dhe do të kërkojë arrest me burg.
Detaji që ka shtuar dyshimet për rusët është se të tre edhe pse si të panjohur kanë kryer komunikime të shpeshta në aplikacionin Telegram dhe në Instagram. Ata kane edhe një grup në të cilin flasin dhe janë gjetur komunikime të cilat dyshohet se japin informacione, çka zbulojnë se në këtë mënyrë mund të marrin edhe direktiva nga eprorët e tyre. Sipas verifikime dhe grupit hetimor, Report Tv ka mësuar se grupi që kishin në Telegram përkthehet në shqip nga rusishtja "turizmi urban".
Të tre përdornin një automjet tip ‘Chevrolet Camaro’ brenda të cilit u gjetën dy fishek model 5.56mm. Burime për Report Tv bëjnë me dije se nuk dihet ende origjina e fishekut pasi nuk i përkasin vendit tonë apo magazinave ushtarake. Ata u arrestuan menjëherë pas sulmit ndaj dy ushtarëve në ish-Uzinën e Armëve në Gramsh, pasi donin të futeshin brenda ndërsa nuk lejohet. Veta ata thonë se janë blogerë e fotografë dhe mohojnë akuzat. Akuzat nën të cilat po hetohen janë neni 214 dhe neni 237, përkatësisht sigurimi informacioneve për shtete te huaja dhe goditje për shkak te detyrës.
Vetë ata dëshmuan se janë turistë blogerë dhe kanë qenë edhe herë të tjera në Shqipëri. Ata mohojnë çdo akuzë për aktivitet spiunazhi. Kërkesa e Prokurorisë së Elbasanit për tre të arrestuarit është lënie në burg deri në përfundim të hetimeve. Ukrainasi Mikhail Zorin, 23-vjeç, me pasaportë ruse, bashkë me 33-vjeçaren Svetlana Timofeeva dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç akuzohen për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim. Dy ushtarët kanë lënë spitalin në gjendje të mirë shëndetësore.
'Turizmi urban' është emri i grupit që kishin në Telegram 2 rusët dhe ukrainasit që u vunë në pranga pas sulmit të rojeve në Uzinën ushtarake të Gramshit. Detaji që ka shtuar dyshimet për rusët është se të tre edhe pse si të panjohur kanë kryer komunikime të shpeshta në aplikacionin Telegram dhe në Instagram. Ata kane edhe një grup në të cilin flasin dhe janë gjetur komunikime të cilat dyshohet se japin informacione, cka zbulojnë se marrin edhe direktiva nga eprorët e tyre.
Mdërsa në makinën me të cilën lëviznin kishte 2 fishekë model 5.56mm. Burime për Report Tv bëjnë me dije se nuk dihet ende origjina e fishekut pasi nuk i përkasin vendit tonë apo magazinave ushtarake.
Obobo na kan filmuar fabriken super sekrete te raketave,u zbulua sekreti tani.
PërgjigjuA jeni duke kontrolluar aparaturat për filmim dhe përgjim gjithë andej e sidomos në ishullin e Sazanit…!
PërgjigjuProkuroret tuaj jane barkderra si policet.
Përgjigju