Incidenti vjen pak minuta përpara takimit të rëndësishëm midis presidentit rus dhe atij ukrainas në Minsk të Bjellorusisë. Të ndarë nga mosbesimi dhe armiqësi të ndërsjella, liderët pritet të zhvillojnë bisedime me qëllim për t’i dhënë fund luftës 5 mujore në Ukrainë.
Që kur Vladimir Putin u takua me Petro Poroshenkon në 6 qershor në Francë, Ukraina ka përparuar në sulme duke marrë kontrollin në disa qytete të vogla. Tashmë ata kanë pro-rusët në dy bastionet kryesore rebele, Donejck dhe Luhansk.
Bisedimet e sotme do të ndërmjetësohen nga shefja në largim e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton dhe udhëheqësit e Bjellorusisë dhe Kazakistanit.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)