Inceneratorët, Berisha: Ahmetaj ka luajtur ndërmjetësin e kësaj afere me të kërkuarit e drejtësisë

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sërish Inceneratorët. Në një deklaratë për mediat, Berisha ka akuzuar ish-zvkryeministrin Arben Ahmetaj se ka luajtur rolin e ndërmjetësit me të kërkuarit e drejtësisë për këtë aferë. Berisha tha se nuk është rastësi që Ahmetaj ka fjetur në hotele luksoze me Klodian Zoton. Berisha tha se Incneratorët është një aferë korruptive, ndërsa e quajti atë një skemë piramidale.

“Edi Rama, në kundërshtim me ligjet e vendit, në kundërshtim me opinionin e Agjencisë së Prokurimeve Publike, ka firmosur kontratën me negociatat të mbyllura, në mënyrë antiligjore. I dyti, Arben Ahmetaj, përmes njohjeve me të kërkuarit e drejtësisë, gjë që e ka mohuar vazhdimisht, ka luajtur rolin e ndërmjetësit sipas një skeme të qartë piramidale.

Tigri i vogël i oborrit të Ramës ka luajtur ndërmjetësin në vendimmarrjen e qeverisë për inceneratorët. Qeveria paguante në emër të qytetarëve. Dhe Klodian Zoto, Miel Mërtiri vidhte në emër të tyre për t’ia kaluar Ramës dhe ministrave në llogari offshore. Ahmetaj është personi pa firmën e të cilit nuk mund të merrte vlerë asnjë dokument i kësaj afere. Personi që së bashku me Ramën kanë firmosur vjedhjen nga fondi rezervë i këshillit të ministrave, dispursimin e tij për djegësin e Elbasanit për llogari të vet. Nuk është rastësi që tigri i oborrit rrëzohet me të njëjtën makinë me zoton e tij, flenë në të njëjtin hotel luksoz me këtë person. Hotelet e shtrenjta nuk janë paguar me kartat e kreditit të Klodian Zotos, por me taksat e taksapaguesve shqiptarë që Rama ua merr dhe ua kalon ministrave që për të mbrojtur shtetin kanë carë ferrën”, tha Rama.

Më herët edhe deputetja demokrate Jorida Tabaku ka denoncuar Arben Ahmetaj duke e akuzuar si të përfshirë në aferën e Inceneratoërve, ndërsa i bëri SPAK thirrje që ta thërrasë për të dhënë dëshminë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:46
Arben Ahmetaj i përfshirë në aferën e inceneratorëve?, Balla: Nuk komentojmë çështje që janë në hetim

 

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla në një prononcim për gazetarët është pyetur në lidhje me akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj si i përfshirë në aferën e inceneratorëve. Balla tha se nuk komentojnë çështje që janë në hetim, ndërsa u kërkoi medias që të respektojë pavarësinë e prokurorisë.

‘Kuvendi ka dhënë mendimin e vetë në Komisionin e Posaçëm. Qëndrimi i është dhënë SPAK. Nuk është imponuese por është një opinion. Media duhet të respektojë pavarësinë e prokurorisë. Drejtësia do ti shkojë deri në fund kësaj çështje. Çdo ndërhyrje nga ana jonë nuk i bën mirë pavarësisë. Mendoj që duhet të lemë drejtësinë të bëjë punën e vet. Është pushteti i medias nuk është i pakufizuar. Nuk komentojmë çështje që janë në hetim. Kur ngrihet një akuzë, çoja prokurorisë gjykatës që ta hetojnë. Ky duhet të jetë standardi.’- tha Balla.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 12/12/2022 21:39

    i keni rene me top lekeve tona te dyja palet,,,,,mjere ne ...

    Përgjigju
  • Qazim Breçani: 12/12/2022 15:16

    O Sali bajga ti ke me qindra afere, e i ke duart me xhak mor fundërrin. Kur ke goj e flet dhe ti mor hajdut kriminel i flliqur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot