Indeksi i Urisë Globale 2015
Shqipëria në nivel të moderua

Shqipëria, sipas Indeksit Global të Urisë, gjendet në një nivel të moderuar së të qenit vulnerabël ndaj urisë, larg shteteve në rrezik për shkak të urisë dhe duke shënuar ritme rënie ndër vite. 

Indeksi, që vendos në lupë ekzaminimi 117 shtete, bazohet në 4 tregues:
 
% e popullsisë që janë të paushqyer
% e fëmijëve nën 5 vjeç që mbi-ushqehen
% e fëmijëve nën 5 vjeç që nën-ushqehen
% e vdekshmërisë e fëmijëve nën 5 vjeç

uria globale 1
 
Ky studim i realizuar nga Instituti i Kërkimeve të Politikave Të Ushqimit, tregon se Republika e Afrikës Qendrore është më e rrezikuara për urinë, e ndjekur nga Çadi dhe Zambia.
 
15 vitet e fundit, bota ka bërë progres të vazhdueshëm në kuadër të luftës ndaj urisë, por çdo vit 3 mln fëmijë ende vdesin për shkak të kequshqyerjes. Një ndër 17 objektivat botërorë, është që të arrijë zero uri në vitin 2030, pjesë e fushatës së njohur Objektiva të Zhvillimit të Qëndrueshëm, për të ulur varfërinë, për të luftuar pabarazinë dhe drejtësinë etj./MONITOR/

uria globale 1

*Marre nga Monitor


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen