Shqipëria është renditur e 85-a në listën zyrtare të vendeve me një zhvillim më të madh njerëzor për vitin 2015. Ajo është konsideruar si një prej vendeve me ‘Zhvillim të lartë njerëzor’, nga raporti i përvitshëm, Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP-së. Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (Human Development Index), publikohet çdo vit nga Kombet e Bashkuara.
Është një vlerësim i plotësimit të nevojave bazë në 188 vende të botës, dhe për vitin 2015, vendi më i mirë për të jetuar është Norvegjia ,e cila plotëson më mirë kriteret bazë të jetesës.
Këto kritere përfshijnë jetëgjatësinë, pritshmërinë dhe kohëzgjatjen e shkollimit, të ardhurat kombëtare prej biznesit. Norvegjia ndiqet nga Australia dhe Zvicra; Kanadaja ndodhet në vendin e 9ë ndërsa Spanja dhe Italia përkatësisht në vendin e 26, 27 – të.
Shtetet me një indeks më të lartë se 0.78 quhen ‘Vende me Zhvillim Shumë të Lartë Njerëzor’. Shqipëria është përfshirë në listën e dytë, atë të ‘Vendeve me Zhvillim të Lartë Njerëzor’, me një indeks 0.733 të zhvillimit.
Vitin e shkuar vendi ynë u rendit i 95-i në raportin e UNDP-së (Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim), duke u ngjitur kështu 10 vende më sipër.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com