INDI - Një femër e cila u përdhunua në autobus në kryeqytetin e Indisë Delhi është duke luftuar me vdekjen në një spital të Singaporit. 23-vjeçarja mësohet të ketë pësuar dëmtime të rënda në tru. Vajza mbërriti të enjten në Singapor pasi iu nënshtrua më parë tre operacionevë në spitalin e Delhit.
Sulmi që ndodhi në mesin e muajit dhjetor çoi në protesta qytetare të dhunshme në të cilat mbeti i vdekur edhe një oficer policie. Gjashtë persona janë arrestuar dhe dy punonjës policie janë pezulluar nga detyra pas sulmit të 16 dhjetorit.
Viktima e përdhunimit sipas mediave tani mund të ketë nevojë edhe për transplant organesh. Sipas mjekëve vajza ka patur arrest kardiak, infeksione në mushkëri e bark ashtu sikurse edhe dëmtim të trurit.
(eç/lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com