Parlamenti Indian dështoi për të kaluar një ligj ambicioz që synon dhënien e ushqimit falas për miliona njerëz që përbëjnë 70 për qind të popullsisë së varfër. Ligji synon të sigurojë grurë dhe oriz për 70 % e 1.2 miliardë njerëzveve në Indi, të cilët përbëjnë 25 % të shtresës së varfër në botë, sipas OKB-së, pavarësisht nga të qënit një nga furnizuesit më të mëdhenj të furnizimeve ushqimore.

Statistikat qeveritare kanë zbuluar se inflacioni i ushqimit aktualisht shkon rreth 10.61 %. Jeta për të varfërit në fshtrat e Indisë është e vështirë dhe me çmimet e ushqimeve bazë si orizi dhe thjerrëzat në rritje kanë bërë të pamundur mbijetesën e tyre.

"Plani i qeverisë për të shpenzuar miliona për ushqime falas për shtresat në nevojë do të përshpejtonte inflacionin", thonë ekonomistët.

Një aktivist i të drejtave të njeriut dhe iniciativës “ ushqim për të gjithë” tha se sistemi i shpërndarjes së grurit është rrënuar me korrupsionin dhe ka nevojë të ripunohet. Sipas Organizatës Botërore të Ushqimit më shumë se 40 për qind e fëmijëve në Indi vuajnë nga mungesa e ushqimit.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)