/ATSH-DPA-AFP/ - Të paktën 82 persona u vranë kur një depozitë gazi shpërtheu në një restorant, në shtetin qendror të Indisë, Madhya Pradesh, njoftoi sot policia.
Shtatëdhjetë persona u plagosën pasi ndërtesa dykatëshe ku ishte restoranti, në qytetin Petlawad, u shemb për shkak të shpërthimit.
"Të paktën 82 trupa janë nxjerrë nga rrënojat dhe punëtorët e shpëtimit janë në kërkim për më shumë të mbijetuar", tha oficeri i policisë lokale, Pankaj Paliya.
"Një depozitë gazi shpërtheu në restorant. Viktimat ishin të shumta pasi restoranti ishte mbushur plot për shkak se shumë persona kishin ardhur për të ngrënë mëngjes," tha ai.
Media lokale raportoi se shpërthimet dëmtuan edhe ndërtesa të tjera në afërsi.







