INDI – Një bandë prej tetë personash kanë përdhunuar turisten 39 vjecare dhe kanë dhunuar bashkëshortin e saj duke e goditur me shkopinj.

Pas ngjarjes gruaja u dërgua në spital dhe nga ekzaminimet mjekësore u provua se ajo ishte përdhunuar.

Cifti suedez ishte duke kaluar pushimet kur janë sulmuar brutalisht nga dhunuesit.

Ata ishin ishin në një turne ciklizmi dhe kishin ngritur një kamp në pyll për të kaluar natën.

Policia pohoi se banditët vodhën sëndet personale të ciftit dhe u larguan.

Sipas Byrosë Kombëtare, një grua përdhunohet cdo 20 minuta në Indi.

Por policia llogarit vetëm katër nga dhejtë rastet e përdhunimit që janë raportuar.

(v.gj/shqiptarja.com)