Indi/ Hasani pritet nga homologu Jaishankar: Në fokus thellimi i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u prit sot nga Ministri i Punëve të Jashtme të Indisë, Subrahmanyam Jaishankar.

Ministri Hasani vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Indi, teksa shprehu gatishmërinë e palës shqiptare për të forcuar dhe avancuar më tej këtë marrëdhënie.

Sipas kryediplomatit shqiptar, rihapja e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në New Dehli së shpejti, do të krijojë një bazë të fortë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në fushën e ekonomisë, turizmit dhe jo vetëm.

Më tej, ministrat shkëmbyen mendime edhe për zhvillimet në rajonet respektive, duke theksuar se fryma e zgjidhjes së konflikteve me bisedime është kontribut thelbësor për paqen dhe sigurinë rajonale dhe më gjerë.

Kjo është vizita e parë në 15 vite e një Ministri të Jashtëm të Shqipërisë në Indi.

Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Indisë u vendosën për herë të parë në vitin 1956.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:58
Indi/ Hasani takim me sipërmarrës indianë dhe shqiptarë: Potencial i madh për investime e tregti mes dy vendeve

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Indi, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një takim me sipërmarrës indianë dhe shqiptarë, takim në të cilin u diskutua rreth mundësive për biznes që ofron Shqipëria.

Ministri Hasani ftoi kompanitë indiane ta shohin vendin tonë si një mundësi shumë të mirë investimi dhe të shohin nga afër mundësitë dhe hapësirat e reja që iu ofron Shqipëria,  jo vetëm për investime dhe biznes por edhe për tregti e partneritet, duke ndërtuar përmes Shqipërisë historitë e tyre të reja të suksesit në rajon dhe më gjerë.

Ministri Hasani vlerësoi gjithashtu se India përbën një vend me shumë potencial për Shqipërinë dhe forcimi i aleancës mes dy vendeve konsiderohet me interes të lartë, në aspektin ekonomik dhe gjeostrategjik.

Në këtë vizitë, Ministri Hasani shoqërohej edhe nga një delegacion biznesi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, kryesisht të sektorit të prodhimit të tekstileve, industrisë së përpunimit të mishit, prodhimit të letrës dhe plastikës, produkteve hidorsanitare, tregtimit të mallrave ushqimore e industriale, si dhe arsimit dhe aftësimit profesional dhe kërkimit shkencor.

India është furnizuesi i katërt më i madh gjatë viteve të fundit për tregun shqiptar. Gjatë vitit 2023 norma e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve arriti 249% më shumë se një vit më parë.

Sipas QKB, në janar 2023, në territorin e Shqipërisë ishin aktive 90 kompani me pronësi indiane. Ndër to, 80 kanë kapital të huaj 100%, ndërsa 10 prej tyre kanë kapital të përbashkët. Kompanitë indiane janë të pranishme në 5 nga 12 rrethet e vendit. Pjesa më e madhe e këtyre kompanive, përkatësisht 88%, operojnë në territorin e Qarkut të Tiranës, e ndjekur nga Korça (8%), Durrësi (6%), Vlora dhe Elbasani (1%).

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë