Policia lajmëron se dyshohet për të paktën 15 të vdekur dhe 35 të plagosur. Zyrtarët kanë udhëzuar Policinë dhe Forcën e Zjarrfikës që të ndërmarrin veprime urgjente në vazhdën e rrëzimit të aeroplanit në aeroportin Ndërkombëtar Kozhikode në Karipur", shkroi në Twitter kryeministri i Kelala.
Fotografitë nga ngjarja që ishin postuar në mediat sociale tregonin se avioni ishte thyer në dy pjesë. Avioni po shkonte nga Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe për në Indi. Përveç pasagjerëve në avion kishte gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:57
Aeroplani rrëzohet me 190 pasagjerë/ 15 persona humbin jetën, 4 të tjerë ende të bllokuar nën rrënoja
Sipas raportimeve më të fundit të paktën 15 persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Fluturimi Boeing-737 nga Dubai kishte në bord Indianët të cilët u bllokuan jashtë shtetit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në një deklaratë zyrtare, Drejtoria e Aviacionit Civil tha se kishte 190 pasagjerë dhe ekuipazh në bord, mes tyre ishin edhe 10 foshnje, shkruan Reuters.
Shefi i policisë në Kerala tha se të paktën 15 persona kanë humbur jetën, ndërsa 4 pasagjerë janë akoma nën rrënojat e aeroplanit.