Të krijosh një ministri për lopët: është kjo ideja e kryeministrit indian Narenda Modi.

Në realitet është një premtim që kryeministri  ka bërë gjatë fushatës.

Ai ka shprehur nevojën se lopët duhen mbrojtur qoftë për faktin se janë kafshë të shenjta por edhe për shkak të cështjeve që lidhen me shëndetin publik. Një deklaratë e tillë ka shkaktuar polemika jo vetëm në Indi.

Një vendim të tillë për të krijuar një ministri për lopët e dha presidenti i partsië nacionaliste hindu.

Një ministri e tillë do të mbronte lopët të konsideruara kafshë të shenjta, po ashtu do t’i mbronte  ato lloj speciesh që janë në rrezik zhdukje, veçanërisht lopët indiane.

Një lajm i tillë ka shkaktuar plot polemika, teksa në mediat ndërkomëbtare vihet në pikëpyetje se India duhet t’i kushtojë rëndësi infrastrukturës, shëndetit, tensioneve sociale e jo të merret më cështje të tilla besimi.

Madje kryeministri është akuzuar  se është përfshirë nga ndjenja anti silamike.

Në Indi mbizotëron hinduizmi por në vend  ka një komunitet të gjerë muslimanësh.
Ministria e Lopëve  ndoshta do të përkeqësojë situatën në vend.

Por në cdo mënyrë qeveria indiane mbrohet duke thënë se vendimi nuk ka vetëm vlerë fetare por edhe sociale.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com