INDI – Të mërkurën mijëra gra u mblodhën në rrugët e kryeqytetit indian të Nju Delhit në një tubim të organizuar nga kryetarja e kabinetit qeveritar Sheila Dikshit, ku bëhet thirrje për ligje më të rrepta kundër përdhunimit.
Protestat prej disa ditësh kanë mbushur rrugët e Indisë pas përdhunimit mizor të një studenteje 23-vjeçare më 16 dhjetor nga një bandë meshkujsh në autobusë.
Studentja vdiq javën e kaluar në një spital të Singaporit pas dëmtimeve të rënda që kishte marrë gjatë dhunimit.
Nga mediat vendase bëhët me dije se gjashtë persona janë arrestuar dhe dy punonjës policie janë pezulluar nga detyra pas sulmit të 16 dhjetorit.
"Ne duhet të jemi krenar sot, që mijëra gra u mblodhën këtu për të kërkuar veprim të menjëhershën për të forcuar ligjet kundër dhunës seksuale. Ne bëjm thirrje për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të bëhen të gjitha përpjekjet për të garantuar siguri për të gjitha gratë indiane. Unë mendojnë se ky tubim do të jetë një shembull jo vetëm për gratë e Neë Delhit por edhe për gratë e qyteteve të tjera.
Sipas një raporti të fundit New Delhi ka numri më të madh të viktimave të dhunës ndaj gruas, në krahasim me qytet e tjera të Indisë.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com