/ATSH-AFP/ - Qeveria indiane njoftoi sot se i ka bërë kërkesë kompanisë gjigande zvicerane "Nestle" për një dëmshpërblim prej 90 milionë euro pas pezullimit të shpërndarjes nga ana e rregullatorit të një lloji makaronash të castit në të gjithë territorin e Indisë.
Qeveria i bëri kërkesë Komisionit Kombëtar të Dëmshpërblimeve në rastin e mosmarrëveshjeve që lidhen me konsumin (NCDRC), autoriteti më i lartë indian për këto çështje të kërkojë një dëmshpërblim prej 6,4 miliardë rupi degës indiane të grupit ushqimor.
Më 5 qershor, Rregullatori indian (FSSAI) i kërkoi gjigandit zviceran ndalimin e prodhimit dhe tërheqjen e shpërndarjes së nëntë llojeve të makaronave të çastit të firmës "Maggi" e cilësuar si jo e sigurtë dhe e dëmshme për konsum, shkak i përmbajtjes në nivele të larta të plumbit.