Indi, shirat monsun
shkaktojnë 12 të vdekur

Indi, shirat monsun<br />shkaktojnë 12 të vdekur<br>
Shirat që Kanë përfshirë disa pjesë të shtetit jugor indian Tamil Nadu, kanë marrë jetën e 12 personave, ndërsa mijëra njerëz kanë braktisur shtëpitë duke u strehuar në kampet për ndihmë, njoftuan të shtunën nga Qeveria e Indisë. 

Shkollat janë mbyllur për shkak të paralajmërimit për shi të rrëmbyeshëm gjatë kësaj fundjave.

Në njoftimin e qeverisë theksohet se mbi 10.000 persona janë vendosur në 105 kampe shtetërore për ndihmë, meqë shiu e rrëmbyeshëm që ka rënë të enjten dhe të premten ka shkaktuar përmbytje në Chennai.

Sezoni i shirave monsun filloi më 27 tetor dhe pritet të vazhdojë deri në fillim të dhjetorit. Thuajse 74 për qind e shirave të pritshme gjatë tërë sezonit tashmë ka rënë në javën e parë, theksohet nga Enti Meteorologjik i Indisë.

Mbi 10.000 peshkatarë të shtunën kanë mbetur në porte, sepse deti ishte shumë i trazuar me dallgët që arrinin deri disa metra.

Autoritetet indiane të premten shpërndanë pako me ushqim, veshmbathje, batanije për të prekurit nga përmbytjet.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar