INDI - Nuk ka të ndalur dhuna kundër grave në Indi. Katër motra të moshës mes 19 dhe 24 vjeç janë viktima të një agresioni në veri të vendit. Dy burra të paidentifikuar hodhën acid mbi to, ku njëra nga katër vajzat është shtruar në spital në New Delhi për djegie serioze. Motrat, tre prej të cilave janë mësuese, ishin duke u kthyer në shtëpi pas shkollës.

“Viktimat ishin duke ecur bashkë, kur dy burra në një motor, pasi u kanë bërë disa komente të pahijshme, kanë hedhur acid mbi to”, -tha një shef i policisë, duke shtuar se asnjë nga dy sulmuesit nuk është arrestuar ende.

Statusi i gruas në Indi dhe dhuna e shpeshtë kundër grave janë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare pas përdhunimit dhe vdekjes së një studenteje në Nju Delhi në dhjetor.

Përveç kësaj, Parlamenti indian ka votuar kundër një projekt-ligji që synon rritjen e dënimit me burg për sulmet me acid. Për momentin për këtë lloj krimi, dënimi për fajtorët është 8 deri në 12 vjet burg, sipas dëmëve të pësuara nga viktimat, por të dënuarit më tej mund të lirohen me kusht.

Disa shoqata kanë kërkuar edhe për një rregullimin të shitjes së acidit njohur si "Tezaab", e cila përdoret zakonisht për pastrimin e mjeteve të ndryshkura.

Redaksia Online
(l.c/Gre.M/Shqiptarja.com)