INDI - Vajza 5-vjeçare, e cila luftoi me vdekjen pasi ishte rrëmbyer dhe përdhunuar nga fqinji i saj për 4 ditë, ka ndërruar jetë në një spital në lagjen Seoni në pjesën qëndrore të Indisë.
Vogëlushja ishte shtruar në një spital dhe ndodhej në gjendje kome, që prej 20 prillit. Doktorët thanë se ajo kishte probleme serioze në tru dhe trajtohej me medikamente të posaçme.
Doktori i cili e ka ekzaminuar vajzën e vogël është shprehur se ishte një nga rastet më të tmerrshme, që kishte ekzaminuar. Vajza u rrëmbye në fillim të muajit prill teksa ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë së saj.
Pas ngjarjeve të fundit ku janë shënuar disa raste të rrëmbimit të të miturve ligjvënësit në Indi kanë miratuar një legjislacion, që parashikon dënime më të ashpra për përdhunuesit, duke përfshirë edhe dënimin me vdekje.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com