India thyen sërish një rekord negativ, 3.689 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit, situata kritike
Foto e një infermieri me një paciente me COVID-19
INDI- India thyen sërish një tjetër rekord sa i përket COVID-19, duke shënuar 3.689 humbje jete, numri më i lartë i viktimave që nga fillimi i pandemisë për 24 orë. Spitalet janë në kaos, pacientë humbin përditë jetën nga mungesa e oksigjenit dhe krematoriumet janë të mbingarkuara, kjo është situata që India po përballet përditë në “luftën” e vështirë me COVID-19.
Imazhet e familjarëve që luten të në dyert e spitaleve për të shpëtuar të afërmit e tyre janë drithëruese.
Vende nga e gjithë bota po bashkojnë forcën dhe po solidarizohen për të ndihmuar Indinë në këtë moment të vështirë duke furnizuar me bombola oksigjeni, maska, teste të shpejta dhe ilaçe.
Pyetja që lind teksa sytë e të gjithë botës janë nga India është, pse qeveria nuk vendosë një bllokim total?
Qeveria vijon të hezitojë për shkak të “goditjes” fatale ekonomike që mund të shkaktojë bllokimi total.
Për shkak se situata epidemiologjike sa vjen edhe përkeqësohet, vende të ndryshme kanë filluar të forcojnë masat anti-COVID për qytetarët të cilët udhëtojnë nga India.
Qytetarët australianë që kthehen në shtëpi nga India mund të përballen me 5 vjet burg ose me gjoba të rënda pasi qeveria e ka bërë udhëtimin përkohësisht të paligjshëm.
SHBA do të kufizojnë udhëtimet hyrëse nga India duke filluar të martën për shkak të rritjes së rasteve dhe varianteve të COVID-19.
India zë vendin e dytë në "listën e zezë" të numrit të lartë të infektimeve dhe viktimave nga COVID-19.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.7%
-
Jo
44.1%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 2260
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
FOTOT/ Indi, fillon festivali më i madh fetar në botë, hapësira 40 km² mbushet me çadra për miliona besimtarë
13 Janar, 17:15
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Kina do ndërtojë në Tibet digën më të madhe hidroelektrike në botë
27 Dhjetor 2024, 22:50
-
Mandati i ri i Trumpit dhe lidhjet tregtare me Indinë
2 Dhjetor 2024, 20:32
-
Cilat vende e kanë ndaluar TikTok-un dhe pse?
20 Nëntor 2024, 22:33
-
Itali/ Vrau me thikë fqinjen 18-vjeçare, arrestohet 19-vjeçari nga India! Ja ngjarja
26 Tetor 2024, 18:44
-
Presidenti rus Putin pret samitin e zgjeruar të BRICS
22 Tetor 2024, 18:52
-
Më 2 dhe 3 tetor, organizohet në Shqipëri Mini Festivali i Indisë! Do çelet ekspozita 'Odisea e Arkitekturës së Indisë'
2 Tetor 2024, 10:07
-
Financial Times: Rusia kanal të fshehtë tregtar me Indinë, pavarësisht paralajmërimeve të SHBA
5 Shtator 2024, 13:37
-
Indi/ 63 të vdekur, dhjetëra të plagosur nga rrëshqitjet e dheut
30 Korrik 2024, 12:43
-
Zyrtare/ Armando Sadiku ndryshon skuadrën e 15-të në karrierë
20 Korrik 2024, 08:38